Mehdi Ramohitaj/ Skënderbegasit, 7 dekada histori, dije edhe përkushtimi në dobi të Shqipërisë

1789
Mbushen 70 vjet nga dita e krijimit të shkollës kadetëve apo (Skënderbej), të kësaj vatre të ngrohtë të dijes dhe atdhetarisë. Ne bëjmë homazhe në këtë veprimtari, pionierëve dhe heronjve të rënë në luftën për liri kundër okupatoreve Nazi-Fashistë. Aktet heroike të Met Hases, Ganimete Progonati, Hibe Palikuqi dhe Çelo Sinanit, kanë qenë gjithmonë burim frymëzimi e krenarie për ne. Ne kujtojmë me dhimbje 3 kadetët: Dhimitër Monari, Ylber Korbi dhe Kadri Numani, që nuk arritën të merrnin dëftesën e parë nga shkolla Skënderbej, se ikën nga jeta si pasoje e plagëve të rënda dhe sëmundjeve që kishin marrë në luftë. Madje, Kadriu iku dhe me brengën se në luftë kishin rënë motra dhe vëllai, kështu që dera e Numanajve mbyllej përgjithmonë. Nuk harrohen ish pionierët partizane, tanimë pilotët, që ranë në krye të detyrës si: Qemal Mertiri, Liktor Stafa, Hektor Lako dhe Refit Jazo. Sjellim në kujtesë shokët tanë artiljere ,xhenierë e këmbësorë që dhanë jetën gjatë përgatitjes për mbrojtje në terren dhe kushte moti të vështira. Orteku, Fekenit rrëmbeu pedagogët, Çlirim Pulaj e Nikollaq Bare, që dhanë jetën për të shpëtuar studentët, apo Indrit Cara që ra heroikisht për çlirimin e vëllezërve kosovarë. Kujtimi i tyre do të jetë i përjetshëm!…Gjatë tremujorit të parë të vitit 1945 u grumbulluan gati 300-400 vetë nxënës të të gjitha cikleve. Pasi u ndanë me klasa, filluan vitin mësimor me 28 Mars, që u quajt data e krijimit të shkollës. Plotësimi me pionierë të rreshtave partizanë, përfundoi nga fillimi i qershorit. Numri po e kalonte kapacitetin. Prandaj u gjet një zgjidhje: U veçuan ata që nuk donin të vazhdonin karrierën ushtarake, si dhe djemtë me moshën 16-17 vjeç që nuk dinin shkrim e këndim, të cilët u përcollën në vendbanimet e tyre. Ndërsa ata me 3-4 klasë shkollë, por të rritur, ju ofrua të vazhdonin kurse një vjeçar për shoferë, traktoristë,apo profesione të tjera, shumë të domosdoshëm për kohën. Nxënësit e tjerë, filluan vitin mësimor 1945-46 pak më vonë, me objektivin që brenda vitit kalendarik të mbaronin dy klasë, duke shfrytëzuar edhe pushimet e verës. Jashtë procesit mësimor nxënësit, nën drejtimin e kuadrove ushtarake angazhoheshin në pastrimin dhe rregullimit e territorit. U pastrua fusha qendrore, përballë katër godinave. Aty ishte një mal me hedhurina disa vjeçare, hekurishte, gurë e deri skelete të kafshëve të ngordhura. Kjo gjendje, jo vetëm pengonte aktivitetet e organizuara, por edhe shëmtonte mjedisin. Kështu u veprua edhe me pjesën tek hyrja kryesore e shkollës, ku u ndërtuan lulishte, terrene sportive për lojërat me dorë. U ndërtua një fushe tenisi, të cilën e përuroi ministri i arsimit asokohe, profesor Maleshova, që ishte pasiononte i këtij sporti. Në shkollën tonë gjithçka filloi të lulëzonte nga duart e vetë nxënësve. Njëherazi filloi lëvizja sportive. Promotori i saj ishte pedagogu i sporteve të rënda, Toger Rexhep Rama dhe krye sekretari i shkollës Izet Cani. Ata punonin me pasion dhe përkushtim. Ngritën skuadrat dhe ekipet sipas llojeve të sportit, që u emërtuan “Shpresa”. Nga kjo shkollë dolën me qindra sportiste, kampione e rekordmene. Mund të sjellim në kujtesë disa prej tyre: Gafurr Ganiu, Petrit Caslli, Ali Abdihoxha, Dhimitër Lala dhe Agron Starova. Petrit Muzaku u bë një nga figurat më të spikatura të sportit shqiptar. Ishte sportist shumë planesh. E pabesueshme, por plotësisht e vërtetë që brenda një ditë thyente 2-3 rekorde kombëtare me lloje të ndryshme sporti, pa asnjë parapërgatitje… Bashkëstudentët tregojnë se kur shfaqej Petriti në stadiumin Zenit të Leningradit, apo terrenet e lojërave me dorë, oshtinin pa mbarim zërat “Petja ,Petja..” Në sportin Shqiptar ka qenë një yll që ka shkëlqyer gjatë. Brezat e rinj mund ta studiojnë fenomenin Muzaku dhe kane ç’ mësojnë. Në vitet 1946-47 shkolla filloi të plotësohej me nxënës nga rrethet e vendit, me një përkujdesje sipas kritereve të përcaktuara. Skënderbegasit e klasave të larta të shkollës së mesme, disa ende pa e mbaruar plotësisht atë, u dërguan për studime jashtë vendit, të cilët u kthyen në atdhe në vitet 1953-54. Ne ndiheshim krenarë, që në hapësirën ajrore shqiptare fluturonin të parët, shokët tanë pilotë, ish Skënderbegasi: Lulo Musai, Elmaz Hasanmetaj, Petrit Malindi, Seo Trola etj. Të tjerët vazhduan rrugën e bukur por të vështire të fluturimit, duke u perfeksionuar në modele të rinj avionësh, reaktive e supersonike. Ata i pilotonin me guxim e mençuri,ishin Skënderbegasit Bardhyl Taci, Haki Jupasi, Kosta Dede, Vasil Andoni, Disdar Veipi, Cobo Skenderi, Mahmut Hysa. Ata u stërviten dhe arritën të bëhen pilotë të klasit të parë, nën drejtimin e mjeshtrit të pilotazhit të lart, kolonel Niko Hoxha që dha jetë për lavdinë dhe krenarinë e aviacionit!… Në drejtimin e këtyre armëve dhe sektorëve, shërbyen me kompetence profesionale ish Skënderbegasit: Qani Xhebraj, Arjan Beqari, Petrit Shtepani, Minush Jero, Skender Bulku, Zhivko Vreto etj. Arma që ka prekur nga afër aftësitë intelektuale e profesionale të Skënderbegasve, ka qenë Marina Luftarake. Ne sjellim në kujtesë inxhinierët e parë konstruktorë dhe navalë si: Tahir Hoxha, Imer Bejko, Ylber Sevrani, Fatos Voshtina, Sezai Osmani, Sehit Jonuzaj, Qemal Hate etj. Apo komandantët e nëndetëseve si: Skender Doci, Petrit Myftiu, Beqir Gerbi, Tom Kola, Jak Mandrea, Aleko Pojani etj. Skëndërbegasit i takoje kudo në ushtri: në këmbësori, xhenjo,tanke e artileri… Topografët e hershëm, të aftë e kompetent kanë qënë: Myfit Guxholli, Gafurr Ganiu, Stavri Mile, Myslym Pashai, Mulla Mullai…Djemtë e kësaj shkolle u arsimuan dhe edukuan nga mësuesit e mrekullueshëm dhe të përkushtuar si: Stavri Angjeli, Kadri Kopliku, Eftimiadhi, Hamdi Basha, Stefan Verli, Beqir Sinani, Pandeli Skrami etj. Për rezultatet e larta në shkollë një rol përcaktues kanë pasur kuadrot ushtarakë aktivë, të cilët jo vetëm ndiqnin procesin e studimit dhe përgatitjes së nxënësve, por drejtonin formimin dhe krijimin të shprehive të domosdoshme për ushtarakun profesionist. Sjellim në kujtesë komandantët dhe drejtuesit politik të shkollës ndër vite: Komandanti i parë ka qenë kapiten Mehmet Dermani, ndërsa komisar toger Luto Pashai, dhe më pas vijuan: Thoma Frasheri, Bedri Gjergji, Vangjel Dogga, Halim Xhelo, Josif Pogace, Ferid Radovicka, Xhemal Shehu, Sotir Polena, Luto Haxhiu etj…Shkolla jonë merrte pjesë në të gjitha aktivitetet kulturore, sportive, në paradat ushtarake, spartakiada,festivale, që gjallëronin jetën kulturore. Ishte i njohur dhe shumë i pëlqyer ansambli i shkollës që dirigjohej nga ish pionieri partizan Milto Vako, që kishte fituar zemrën e rinisë së kryeqytetit… Jeta në shkollë ishte plot gjallëri. Krijimtaria letrare kish marrë nje zhvillim të paparë, me dhjetëra e qindra janë letrarët që kanë dalë nga ajo shkollë. Printe ish pionieri partizan Razi Ibrahimi, ndër romancierët e parë, e pastaj Shpendi Topollai poet, shkrimtar, kritik, poeti Ibrahim Gani, Lirim Deda, Xhemal Imeri, Hysni Milloshi, Fuat Celiku…. Disa nga gjeneralët që drejtuan Shtabin e Përgjithshëm jane: Pullumb Qazimi, Sami Mecollari, Halim Abazi, Adem Copani, Maksim Malaj, Jeromin Bazo. Shumë nga kuadrot drejtuan Korparmatat e stërmëdha të Ushtrisë Shqiptare në dekadat e vetë izolimit si: Novrus Dervishi, Elham Kondo, Novrus Demiri, Rrahman Kumbaro, Adem Meta, Gezim Shyri. Dhjetëra kanë drejtuar komandat dhe llojet e armëve e shërbimeve në dikasterin e mbrojtjes si: Bajram Mane, Mikado Shakohoxha, Bardhyl Taci, Skender Doci, Perlat Musta, Aleko Koka, Rustem Peci. Mbeten flamurtarë të mendimit krijues dhe novatorizmit në strategjinë ushtarake Shqiptare. Ata janë si: Kristaq Karoli, Shamet Shabani, Adem Copani, Mikado Shakohoxha, Elmas Leci, Novrus Zejnati dhe i ndjeri Gjergj Titani. Për të gjitha këto i jemi mirënjohës shkollës tonë Skënderbej, mësuesve dhe kuadrove te saj. Në bankat e së cilës kaluan me dhjetëra ,mijëra nxënës që u bënë simbol i nderit dhe krenarisë të ushtrisë Shqiptare. 
Sigal