Data 21 Mars është dita botërore e sindromit dawn, dhe sipas statistikave ndërkombëtare rezulton që sindroma “Down” ndodh 1 në 691 lindje. Dawn është sindromi kromozomik me i hasur në pothuajse të gjitha vendet e botës, dhe nuk lidhet me racën, kombësinë, fenë apo statusin social- ekonomik. Ky sindrom nuk shkaktohet nga ndonjë veprim i bërë nga femra gjatë shtatzënisë, ndërkohë që nuk dihen shkaqet që e shkaktojnë atë dhe nuk ekziston një kurë për shërimin e tij. Por fakti është se ata persona janë me shumë të ngjashëm me njerëzit normalë dhe nuk ndryshojnë shumë nga ne. Specialistët e kësaj fushe thonë se “në qoftë se ka një trajtimi të kujdesshëm shëndetësor të sëmundjeve që shoqërojnë këtë sindromë, një trajtimi terapeutik, individi që ka këtë sindromë mund të arrijë të gëzojë një jetë të gjatë, të pavarur dhe të shëndetshme, ti shërbejë komunitetit si çdo individ tjetër i shoqërisë”.
Dita Ndërkombëtare e Sindromës Down
Kjo ditë u vendos dhe u themelua në vitin 2006 nga Shoqata Kombëtare e Sindromës Down në SHBA dhe është ndjekur nga 69 shtete deri sot. Kjo ditë festohet çdo vit në datë 21 Mars për të simbolizuar triplifikimin unik të kromozomit 21, e cila shkakton këtë gjendje gjenetike. Synimi është të rrisë ndërgjegjësimin dhe informimin për këtë sindromë, si dhe te promovoje te drejtat e trashëguara te personave te prekur nga sindroma për te jetuar një jete me dinjitet dhe për te qene aktive dhe pjesëmarrës që japin vlera në komunitetin dhe shoqërinë ku jetojnë. Një rezolute për të përcaktuar 21 Marsin si Dita Ndërkombëtare e Sindromës Down, duke filluar nga viti 2012, është adaptuar me konsensus nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve te Bashkuara në Dhjetor 2011. Rezoluta u propozua dhe u promovua nga Brazili dhe u bashkë sponsorizua nga 78 shtete te Kombeve të Bashkuara.
21 Marsi, aktivitete edhe në Elbasan
Edhe në Elbasan 21 Marsi, dita Botërore e Sindromit -Dawn, është përkujtuar nga Qendra e Fëmijëve me Sindromin Dawn dhe shkolla “Zëra Jete”, në sallën qëndrore të Teatrit “Skampa”. Të ftuar kanë qenë drejtuesit e disa institucioneve të pushtetit vendor, shkollave, kopshteve dhe çerdheve, por edhe përfaqësuesit e një biznesi privat që ka ndihmuar dhe ndihmon gjithmonë personat që janë prekur nga sindromi dawn dhe institucionet që merren me trajtimin e përkujdesjen ndaj tyre. Në kuadër të 21 marsit, Ditës Ndërkombëtare të Sindromës DAWN, shkolla speciale ‘’Zëra jete’’, e cila ka 8 nxënës me këtë sindromë ,në bashkëpunim me SHOQATËN ‘’Future for you’’ dhe mbështetjen e organizatës ndërkombëtare “World Vision”, shfaqi veprimtarinë social kulturore sensibilizuese me temë ”Për një të ardhme plot mundësi…njihu me mua! ‘’. Ky aktivitet kërkon të tregojë se fëmijët dhe të rriturit me Sindromën DAWN, kanë vlera të konsiderueshme. Ata janë njerëz , ndaj shoqëria duhet t’i njohë e t’i rrisë këto vlera. Për të qenë një aktivitet gjithëpërfshirës, u zhvillua një konkurs midis 4 shkollave te qytetit të Elbasanit, ku secila prej tyre u prezantua me një tematike, ne qendër të së cilës ishin fëmijët me Sindromën DAWN. Për këtë, shkolla “Zëra jete”dhe Qendra’’Future for You’’ shkuan në secilën prej tyre, për t’u ofruar të dhëna me te zgjeruara për këtë sindromë, çfarë është ajo etj. Sot secila prej këtyre shkollave u prezantua me një shfaqje të vetën dhe që te katërta në qendër kishin personat me sindromën DAWN. Surpriza e këtij aktiviteti ishte festimi i ditëlindjeve të dy nxënësve me këtë syndromë, që kane lindur në këtë datë. Kjo surprize e cila u realizua nga nxënësit e shkollës 9- vjeçare “ Sule Harri” të cilët kishin përgatitur dhurata për këta fëmijë, si dhe nga nxënësit e shkollës jopublike ’’Arianiti’’. Prezenca e të ftuarve do të thotë “RESPEKT- MBËSHTETJE-NJËMUNDËSI ME SHUMË” për të gjithë personat me këtë Sindromë. Me të gjitha mundësitë e tyre, ata falën shumë dashuri, kënaqësi, buzëqeshje. Por të gjithë NE duhet t’I dhurojmë krahë dhe ti mësojmë si të fluturojnë. Ky aktivitet nuk do të mund të realizohej pa mbështetjen e Bashkisë së Elbasanit, Drejtorisë Arsimore Rajonale të Elbasanit, World Vision , Kurum International , Optimal Center, Servisoft.
Flet Anisa Bahiti – përfaqësuese e firmës “Bahiti G Security”
“Shkolla Speciale Zëra Jete” është institucioni ku ka vazhdimisht mbështetjen e firmës “Bahiti G Security”. Përveçse ftesave të drejtueses së këtij institucioni për tu ardhur në ndihmë fëmijëve që bëjnë pjesë kjo është më shumë një iniciativë personale e imja e cila në bashkëpunim me biznesin familjar bëjmë të mundur që këtyre fëmijëve ti dhurojmë ditë të lumtura dhe ti mbushim zemrat me dashur i dhe çdo gjë materiale që atyre i nevojitet. Firma ka qenë prezente dhe afër këtyre fëmijëve në vitin që lame pas, ne u bëmë pjese e minispektaklit që ata dhuruan për festat e fundvitit duke i gëzuar ata me mjete dhe artikuj të ndryshme shkollorë që për ata fëmijë janë shumë të rëndësishme dhe disa aktiviteteve të tjera . Ndjehem e lumtur që vazhdoj të jem prezente dhe të mbështes këtë familje të madhe në çdo organizim që ata ndërmarrin. Ndjehem e nderuar që Shkolla “Zëra Jete” dhe tani më së fundmi edhe Organizata “Future for You” e kanë bërë pjesë të pandashme të tyre ndihmesën që ne i ofrojmë. Premtojmë se do jemi pjese e eventeve të tilla ku në qendër kanë fëmijet ,dhe sidoms fëmijët me sindromën down. Ata janë vërtet të aftë ndryshe, por meritojnë gjithë dashurinë, përkujdesin ,vëmendjen dhe ndihmën nga të gjithë ne, e cila do jetë e vazhdueshme nga ana jonë duke i bërë ata te buzëqeshin çdo ditë dhe të ndjehen pjesë e barabart e shoqërisë ku ne jetojmë” .



















