Qeveria hungareze vë zyrtarisht nën hetim pronarin e One Albania, në skaner kontrata prej 3.1 miliardë eurosh

Qeveria hungareze ka urdhëruar një hetim gjithëpërfshirës mbi marrëdhënien midis Grupit 4iG
dhe shtetit hungarez, dhe Kryeministri Péter Magyar
u ka kërkuar katër prej ministrave të tij të raportojnë mbi rezultatet e hetimit.Ministri i Ekonomisë dhe Energjisë István Kapitány, Ministri i Mbrojtjes Romulusz Ruszin-Szendi, Ministri i Financave András Kármán dhe Ministri i Shkencës dhe Teknologjisë Zoltán Tanács do të ofrojnë informacion publik pas përfundimit të hetimeve. 4IG është kompania pronari i One Albania, një nga dy kompanitë e duopolit celular në Shqipëri. Ky në foton më poshtë është vendimi nr 1262/2026 i qeverisë hungareze, i botuar në fletoren zyrtare, i cili vë nën hetim të thelluar grupin 4iG mbi dyshimet për korrupsion në kontratat publike.”Qeveria, në kuadër të
auditimit të urdhëruar lidhur me marrëdhëniet pronësore, financiare, ekonomike dhe kontraktuale
midis Shtetit Hungarez dhe 4iG Nyrt., si dhe shoqërive
ekonomike në pronësi të saj të drejtpërdrejtë Jeton dhe punon prej disa vitesh në Francë, ku është pjesë e një prej orkestrave më prestigjioze, por dyshohet se është përfshirë në trafikun e drogës për përfitime financiare. Me premtimin se do të merrte 20 mijë euro, B. Bakalli kishte Qeveria hungareze vë zyrtarisht nën hetim pronarin e One Albania,në skaner kontrata prej 3.1 miliardë eurosh ose indirekte, u kërkon ministrave përkatës që të ofrojnë informacion publik mbi rezultatet e rishikimeve të veçanta pas përfundimit të tyre, dhe deri në këtë informim nuk mund të nxirret asnjë përfundim lidhur me gjetjet e auditimit. Përgjegjës: ministri i ekonomisë dhe energjetikës, ministri i mbrojtjes, ministri i financave, ministri i shkencës dhe teknologjisë. Afati: menjëherë,”
thuhet në vendimin që mban firmën e kryeministrit
Magyar.
KOMPANIA E REGJIMIT

4iG është në qendër të sulmeve të qeverisë hungareze.Një nga pjesët më interesante të hetimitqeveritarpritet të jetë kontrata kornizë dhjetëvjeçare prej 3.1 miliardë eurosh e lidhur midis Ministrisë së Mbrojtjes dhe 4iG, vetëm pak javë para zgjedhjeve, që sollën rrotacionin politik në Hungari.Kjo kontratë shkaktoi një trazirë të madhe sepse ekzistenca dhe detajet e marrëveshjes nuk ishin të njohura gjerësisht, madje  as brenda kompanisë, dhe përveç kësaj, një kontratë tjetër mbrojtëse me vlerë afërsisht 1,500 miliardë forintë, e vlefshme deri në vitin 2030, është gjithashtu në fuqi.Megjithatë, verifikimi i kujdesshëmmund të shkojë përtej  marrëveshjeve ushtarako-industriale,pasi 4iG është zgjeruar vitet e fundit me përfshirje të konsiderueshme të shtetit në telekomunikacion dhe zhvillime satelitore, ka marrë disa kredi shtetërore dhe porosi me vlerë të madhe, ndërsa pronësia e drejtpërdrejtë shtetërore është shfaqur gjithashtu në disa nga interesat e saj.

Sigal