Zvicra nuk aprovon përdorimin e vaksinave

Zvicra nuk ka aprovuar përdorimin e vaksinave Pfizer / BioNTech, AstraZeneca dhe Moderna të koronavirusit. Zyra Federale e Shëndetit Publik vuri në dukje se informacionit të siguruar nga prodhuesit u mungonin të dhëna për sigurinë, efikasitetin dhe cilësinë.
Zviceranët duan të shikojnë më nga afër të dhënat e hulumtimit të vaksinave, në vend që të mbështeten në përfundimet e paraqitura atyre nga kompanitë farmaceutike.
“Ne kemi mungesë të të dhënave mbi efektivitetin e provave klinike dhe nëngrupeve të rëndësishme që morën pjesë në këtë studim të madh,” tha Claus Bolte, zyrtari i licencimit i Swissmedic, në një konferencë shtypi të organizuar nga Zyra Federale e Shëndetit Publik.
Sipas zyrës, pranimi i vaksinave të tilla të zhvilluara me shpejtësi kërkon shumë besim te prodhuesit dhe autoritetet e miratimit. Prandaj, është e rëndësishme të studiohen me kujdes efektet e vaksinave në grupe të ndryshme të njerëzve. Ekspertët zviceranë duan të dinë më shumë rreth sëmundjeve të mëparshme të njerëzve që morën pjesë në provat e vaksinave.
Koha standarde prej 10 vjetësh për zhvillimin e vaksinave është zvogëluar në 10 muaj. Në të njëjtën kohë, një mekanizëm i ri i vaksinimit u zhvillua bazuar në injeksionin në pacientë të fragmenteve të kodit viral mARN.
NOA