Vrasja e Klodian Rashës / Gazetarja zbulon detajet

315
Sigal

Gazetarja Etleva Delia në një komunikim televiziv ka dhënë një dinamikë tjetër lidhur me vrasjen e Klodian Rashës mesnatën e kaluar nga një efektiv policie.

Delia paraqet të gjithë skemën e vrasjes së Rashës, duke theksuar se janë dy vendngjarje. Fillimisht polici me kolegun e tij ndaluan një automjet, dhe aty rreth panë Klodian Rashën të mbështetur tek një pemë. Atij i bënë thirrje të ndalojë, por Rasha doli në krahun tjetër të rrugës dhe iku.

Polici që rezulton se e ka qëlluar e ka ndjekur Rashën dhe ka dëshmuar se pati një përleshje me të riun, aq sa u rrëzua për tokë. Më pas polici e ka qëlluar dy herë, pas herës së parë Rasha vrapoi, kurse herën e dytë e qëlloi për vdekje.

Sipas gazetares, si tek vendi i përleshjes ashtu dhe tek ekzekutimi serveri i kamerave është i vjetër dhe nuk hapet, prandaj do ekspertim të veçantë.

 

 

”Tek kërkesa që Prokuroria ka bërë, dhe pritet të dorëzojë është zbardhur një dinamikë tjetër që nuk është thënë. Ajo që është e çuditshme, ku pretendohet një përleshje dhe aty ku është vrarë, në asnjë kënd nuk është bërë kqyrja e kamerave, sepse serveri ka qenë model i vjetër që nuk hapet dot dhe duhet ekspertim. Kjo është një e dhënë që vjen nda dëshmia e policit. Të tjerët thonë se s’ka pasur. Polici ishte me kolegun e vet, ndaluan një automjet për verifikim, ishte diku tek 2 pa njëçerek. Kur po verifikonin panë një person të dyshimtë, që ishte Klodian Rasha. Ishte mbështetur në një pemë. Iu drejtua të ndalonte, kush je. Ai vazhdoi rrugën për në krahun tjetër, nuk iu bind policisë.

Personi tjetër e ndoqi, nuk e saktëson nëse i ka bërë thirrje, po ka pas një përleshje mes Rashës dhe policit, u rrëzova, dhe e qëllova në pyetjet e poshtme. S’ka pasur plagë në gjymtyrët e poshtme sipas Traumës. Në shpinë ka pasur, afër zemrës. Goditja e dytë ka ndodhur kur Klodiani ka vazhduar me vrap, dhe u qëllua ku dhe ka ndërruar jetë. Çuditërisht kamera sigurie s’ka pamje akoma.”- tha Delia.