Makina përfundon në lumë

581
Një automjet tip Benz ka përfunduar në ujërat e lumit Osum në Berat, por fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka shpëtuar për mrekulli.
Sipas policisë lokale, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:15 të ditës së sotme, ndërsa mjeti udhëtonte në rrugën Antipatrea, në vendin e quajtur “Tyneli”, kur drejtuesi ka humbur kontrrollin dhe makina ka rënë në lumë.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, zjarrfikëses dhe ambulanca ku kanë bërë të mundur nxjerrjen e drejtuesit të mjetit nga lumi.
Nga informacionet paraprake rezulton se Klajdi Selenica, 24 vjeç, banues në lagjen Çlirim, duke drejtuar mjetin tip Benz me targa angleze ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka rënë në lumë.
Menjëherë pas aksidentit 24 vjeçari është transportuar për në Spitalin Rajonal Berat, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia dhe grupi hetimor të cilët ndodhen në vendin e ngjarjes po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Sigal