Vrasja e Klodian Rashës / Rama nuk gjeti kohë për ngushëllime, vazhdon shoppingun luksoz në New York

277
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është shprehur se çdo shqiptar është tronditur nga ekzekutimi i Klodjan Rashës në derën e shtëpisë.
Sigal

Bardhi thekson në rrjete sociale se teksa dhimbja e mërzia na ka përfshirë të gjithëve, Edi Rama vazhdon shoppingun luksoz rrugëve të New York-ut.

Bardhi thotë se ai nuk gjeti as kohë të ngushëllojë familjarët për humbjen e 25-vjeçarit dhe as të dënojë krimin makabër.

Reagim nga PD:

Çdo shqiptar është tronditur nga ekzekutimi i Klodjan Rashës në derën e shtëpisë. Dhimbja dhe zemërimi na ka përfshirë të gjithëve. Ndërkohë Edi Rama vazhdon shoppingun luksoz rrugëve të New York-ut. Nuk gjeti kohë as të ngushëllojë familjen dhe as të dënojë krimin makabër. Boll më!