Kërcënimi i policisë për protestuesit / Reagon Petrit Vasili: ‘Këta kriminelë me uniformë guxojnë dhe kërcënojnë’

276
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas kërcënimeve të policisë ndaj protestuesve. Vasili e cilëson si kërcënim deklaratën e shpërndarë pak më parë, ku ndër të tjera i kërkohej protestuesve të ndalnin thirrjet për dhunë. Sipas policisë, këto thirrje do merrnin përgjigje ligjore.

Statusi i plotë :

Policia që vret në mënyrë kriminale ka edhe surrat e flet për përgjigje ligjore!

Në Komunikatën e saj Policia sot pas protestës së Shoqërisë Civile, të organizuar si reagim ndaj vrasjes kriminale të 25 vjecarit Klodian Rasha pak metra larg shtëpisë ka kurajon e pacipë kërcënon protestuesit me përgjigje ligjore.

Ja cfarë thonë vrasësit në komunikatë:

 

 

“Policia e Shtetit iu bën thirrje organizatorëve, të cilët kanë bërë thirrje sot në rrjetet sociale për t’u grumbulluar në protestë, të marrin masa të menjëhershme për të ndaluar thirrjet për dhunë, pasi dhuna do të përballet me përgjigjen ligjore të Policisë së Shtetit.”

Këta vrasës cfarë ligji zbatuan kur qëlluan dhe vranë 25 vjecarin.

Këta kriminele me uniformë guxojnë dhe kërcënojnë.

Të gjithë krerët e policisë duhet të ishin larguar në çast pas këtij krimi të poshtër e të pabesë.

Po sikur në vend të 25 vjecarit të ishin fëmijët e tyre cfarë do thoshin këta të pacipë apo jeta e djemve të popullit të thjeshtë s’ka asnjë rëndësi.
Jepni dorëheqjen se nuk keni fytyrë të flisni për ligjin dhe boll e turpëruat Policinë.