Zvicër, hapet për trafikun tuneli më i gjatë në botë (FOTO)

492
Sigal


      Tuneli më i gjatë në
botë në Zvicër, që ka për qëllim lehtësimin e qarkullimit nga veriu në jug të
Evropës, u hap sot për trafikun, sipas federatës zvicerane të hekurudhave.

Kjo vepër u ndërtua
për 17 vite dhe kushtoi rreth 11 miliardë euro.

Ky tunel, i quajtur GBT (Gotthard Base Tunnel), mes qyteteve të Zyrihut dhe
Luganos ka një gjatësi prej 57 kilometrash dhe kalon përmes malit Saint-Gothard
në Alpe.

Ky tunel u inaugurua në qershor nga presidenti i Konfederatës së Zvicrës, Johan
Schneider Ammann, në prani të presidentit francez, François Hollande, të
kancelares gjermane, Angela Merkel, të kryeministrit italian, Mateo Renzi dhe
të kancelarit austriak, Christian Kern.

Pas kësaj vepre zvicerane, tunelet e tjerë më të gjatë në botë janë ai i Seikan
në Japoni (53,9 kilometra) dhe Tuneli i La Manshit mes Francës dhe Britanisë së
Madhe (50,3 kilometra).