Durrës, sekuestrohen 200 kg kanabis në port, do transportohej drejt Italisë

522
Sigal

Policia ka
sekuestruar një sasi prej 200 kg në portin e Durrësit mbrëmjen e sotme. Droga
ishte fshehur në një karotrec që shërbente për transportin e automjeteve dhe
kishte destinacion Italinë.

Raportohet se lënda narkotike e paketuar në 120 pako do
transportohej drejt Italisë. Karotreci, i cili drejtohej nga një 58 vjeçar, do
udhëtonte me tragetin e Ankonës.

Policia po ushtron kontrolle të imtësishme, ndërsa ka
shoqëruar drejtuesin e karotrecit.