Ksamil, ekzekutohet në derën e shtëpisë babai i të shumëkërkuarit Albi Xhezairi

449
Sigal

Agron Xhezairi
është ekzekutuar pasditen e kësaj të diele në oborrin e shtëpisë së tij në
Ksamil të Sarandës.


Policia është njoftuar për ngjarjen dhe verifikuan se bëhej
fjalë për shtetasin Agron Xhezairi, që i shpëtoi një muaj e ca më parë një
atentati me lëndë plasëse, e cila i ishte vendosur në sediljen e makinës.
 

Një prej pistave më të mundshme të hetimit është hakmarrja,
për shkak të krimit që ka kryer djali i tyre, Albi, në shtator të po këtij
viti.
 

Policia dyshon se Albi Xhezairi është një prej personave të
dyshuar për vrasjen e Aleksandër Bardhit, vëllait të ish-kreut të Komunës
Kaçinar dhe për këtë është shpallur në kërkim.