Vogëlushja “zgjohet” nga vdekja në ditën e Krishtlindjeve

518
Kur ishte 14 muajshe, Bella Williamsit filluan t’i bien flokët dhe të shfaqë probleme të rënda shëndetësore, të cilat nuk dihej se nga i vinin.
Në prill të këtij viti, prindërit Franceska dhe bashkëshorti i saj Lee More Williams, prindërit e vogëlushes e shtruan në spital, ku fillimisht u diagnostikua me disa komplikime të rënda në gjoks, por ishte gabim. Tre muaj më pas në korrik Bella u rëndua më shumë. Ajo vuante nga çrregullime në të dy pjesët e trurit.
Edhe pse me trajtime të specializuara, mjekët nuk jepnin shpresa për jetën e saj. Vigjiljen e Krishtlindjeve, vogëlushes i hiqet aparatit.
Prindërit i dhanë vajzës së tyre lamtumirën e fundit, madje duke e regjistruar këtë moment të dhembshëm për ta. Gjysmë ore më pas ndodh mrekullia dhe dhembja i le vendin gëzimit. Bellës i rikthehet niveli i oksigjenit në 100% dhe mjekët i japin lajmin se ajo do të mbijetojë.
“Është e mahnitshme, kjo është si të kemi fituar lotarinë. Ajo plotësoi edhe njëherë familjen tonë. Është mrekulli të shohësh se si u përmirësua në pak çaste dhe më tha mami”- ka thënë nëna e saj.
Ky lajm ka pushtuar dy ditët e fundit mediat britanike, të cilat e kanë quajtur këtë një mrekulli.



Sigal