Zhvendosja e ISIS-it nga jugu i Damaskut, pezullohet marrëveshja

455
Një marrëveshje e një lloji të veçantë që parashikonte sot evakuimin e mijëra xhihadistëve të grupit të Shtetit Islamik (ISIS), të Frontit Al-Nosra por gjithashtu civilë në tre lagje në jug të Damaskut është pezulluar, bënë sot të ditur burime të afërta me negociatat dhe një OJQ.
Ky njoftim vjen një ditë pas vdekjes së Zahrane Allouche, në një sulm ajror të ndërmarrë nga regjimi, i cili mbante postin e kreut të milicisë më të rëndësishme islamike, Jaich al-Islam (Ushtria e islamit), grupimi kryesor rebel në rajonin e Damaskut.
“Evakuimi i luftëtarëve të Daech-it (akronim i ISIS-it) dhe grupeve të tjera në lagjen Hajar al-Aswad u pezullua, si dhe autobusët që do të kryenin transportin e tyre u larguan, shkak i vdekjes së Zahrane Allouche”, njoftoi një burim i sigurisë, i afërt me negociatat.
Në përputhje me marrëveshjen, rreth 4.000 persona, luftëtarë të ISIS-it dhe të Frontit Al-Nosra, dega siriane e Al-Kaedës, si dhe një numër i konsiderueshëm civilësh do të evakuoheshin nga sot në kampin e refugjatëve palestinezë në Yarmouk dhe në lagjet fqinjë të Qadam-it dhe Hajar al-Aswad-it.
Sigal