I premtoi se do të martohej me të/ 30-vjeçari kryen mardhënie s*ksuale me 16-vjeçaren dhe …

269
Sigal

Për të kryer marrëdhënie seksuale me të, një 30-vjeçar nga fshati Brekoc i Gjakovës, i ka premtuar një 16-vjeçareje se do të martohej me të.

Dhe ashtu kishte ndodhur. 16-vjeçarja kishte pranuar të bënte dashuri me djalin 14 vjet më të vjetër, pas premtimit që i kishte dhënë.

Por, i dyshuari nuk e kishte mbajtur premtimin, pasi ai ishte i martuar me dikë tjetër. Ngjarjen e ka denoncuar në Polici nëna e viktimës.

Djali dhe vajza kanë pranuar se kanë pasur marrëdhënie seksuale disa herë, me premtimin se i djali do të martohej me viktimën.

Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se i dyshuari pas intervistimit nga prokurori, është liruar.

“Fsh. Brekoc, Gjakovë 11.01.2021-21:00.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka shfrytëzuar seksualisht viktimën femër kosovare me premtimin se me të njëjtën do të martohej. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar. Rasti është duke u hetuar”, ka bërë të ditur Policia.

Po ashtu, Policia ka njoftuar se vepra është iniciuar si “Nxitja e akteve seksuale me premtim të rrejshëm të martesës”.