Xhaxhi Edi, thuaj Elonës se do më hedhë nga dritarja

695
Nga Elona Caslli
Dritan Hila, pasi lexova “”” këshillën”””” tuaj ndiej t’ju them se kjo e fundit nuk ishte gjë tjetër veçse një provë e pakundërshtueshme e faktit, se ju jeni zyrtarisht në mediopauzë. Sipas Fabricio Karamanjës mediopauza është ovulacioni mendor i mediokërve.
Për fat të keq, është një sëmundje e pashërueshme dhe e trashëgueshme. Me pak fjalë, jeni i dënuar të bashkëjetoni me të deri në fund të jetës.
Ovulacioni juaj mediokër ka prodhuar një situatë tragjikomike, në të cilën ju viktimizoheni dhe dukeni si ai fëmija artificial, 6 vjeç që i shkroi letrën Ramës për pemën e djegur.
Vetëm se në këtë rast nuk do t’i shkruani Ramës- Xhaxhi Edi, ma rikthe pemën-, por do të shkruani, Xhaxhi Edi, thuaj Elonës se do më hedhë nga Dritarja.
Dritan Hila, kush ka ndëmend t’ju hedhë nga dritarja nuk ju shkruan. Thjesht ju hedh dhe kaq.
Artikulli im dhe shprehja ime është përdorur në mënyrë figurative për portalin tuaj,i cili duhet hedhur nga Dritarja dhe ndaj është titulluar “”Dritarja që duhet hedhur nga Dritarja.”
Lidhur me hedhjen tuaj konkrete nga Dritarja nuk kultivoj ndonjë dëshirë. Nëse keni nevojë të hidheni nga Dritarja, por ju mungon guximi, atëherë frikën tuaj mos e servirni si dëshirën time.
Lidhur me cilësinë e lexuesve të mi apo të njerëzve që më ndjekin mua, do t’ju përgjigjem siç do t’ju përgjigjem për veten time – Ndihem e vlerësuar nga zhvlerësimi juaj. Në jetë vlerësimi nuk merret veç nga njerëzit që na vlerësojnë, por dhe nga ata që na zhvlerësojnë.
“””Këshilla juaj””” është një bashkësi fjalësh ku mbizotëron etiketimi dhe jo argumenti. Dhe meqë do ankoheni tek Xhaxhi Edi për mua, ju kujtoj thënien latine që Xhaxhi Edi e përdor shpesh- Injoranca nuk është argument.
Lidhur me dëshirën time për famë duke sulmuar njerëz të famshëm për të cilët ju
“””” krejt rastësisht”””” kultivoni një ndjeshmëri të lartë, ndiej t’ju them se është kaq e lehtë të bëhesh i famshëm në këtë vend, sa shembulli konkret jeni ju.
Dhe pikërisht se rruga e famës ka qenë kaq e lehtë për “””” njerëzit e famshëm”” ky vend, gjendet me gazetari të prodhuar nga ju dhe me hapësira televizive të pushtuara nga ju.
Me pak fjalë, kur mendoj se jeni ju i famshëm dhe dilni në ekran, më ikën dëshira qoftë për famë dhe qoftë për ekran.
Ndonëse e konsideroni veten të famshëm Hila, ndiej t’ju them se askush nuk shpenzon asnjë qindarkë për ju.
Vlera juaj është zero. Përveç Xhaxhi Edit që mund t’ju mbështëse për propagandën e tij, nuk ka asnjë Xhaxh tjetër në këtë qytet, që ju ka në vëmendje.
Ndaj Dritan Hila, mos flisni gjëra që janë më të mëdha se shtati juaj dhe mos i jepni vetes një rëndësi që nuk e keni. Jeni thjesht në mediopauzë dhe asgjë më shumë. Të shkuara.
Post Scriptum- Xhaxhi Edi, të jap fjalën se nuk e hedh nga Dritarja, Xhaxhi Dritanin.
Sigal