Ehhhh,… sa gjëra ”harroi” Rama t’u thoshte sot shqiptarëve…

599
Sigal

Adriatik Riza Dosti

Z.Kryeministër, në shenjë proteste për gjuhën e përdorur, për arrogancën e rrugaçërinë tënde të ripërsëritur kundër nesh e kundër shqiptarëve, në emër të profesionit tonë fisnik e në emër të mbrojtjes së dinjitetit e personalitetit tonë njerëzor ne po largohemi nga kjo konferencë shtypi e juaja banale….Këtë duhej të kishin bërë sot gazetarët shqiptarë teksa u gjendën sërisht nën sulmet, fyerjet, ofendimet e poshtërimet e pa fund ndaj tyre, prej kryehorrit-kryeministër Rama në përmbi 1 orë e ca ”konferencë shtypi” me rastin e nisjes së vaksinimit anti Covid 19 në St. ‘Air Albania’.

Por këtë nuk guxoi ta bënte dot askush prej tyre dhe kjo dihet përse, ndaj dhe Rama do vazhdojë ti fyejë, ofendojë e poshtërojë ata derisa të lodhet e të mërzitet vetë, e derisa etiketimet e ndyra ndaj tyre, llum, kazane, plehra etj, etj, t’i zëvendësojë me ”gjetje” të tjera rrugaçërore, më moderne e më të sofistikuara, si psh. ajo që tha sot në fund të bla-bla-blasë së tij neveritëse se “…tani po iki të lë Amanetet e mija, se nuk i dihet se si mund të shkojë vaksina apo jo Syri ?

Unë nuk jam i autorizuar tu a them emrin e shtetit që ja dha Vaksinat Shqipërisë, sepse për arsye konfidenciale ai shtet nuk do që ti përmendet emri publikisht, për shumë arsye e pasi mund të ngrihen vende të tjera e ti thonë pse ja dhe Shqipërisë e nuk na i dhe ne etj,…por ja ku po ju a them unë juve njërën prej tyre, na i dhanë ne se ju jeni me fat që keni Edi Ramën kryeministër?”

Qenke edhe me rëndë akoma mendërisht se sa kujtoja unë o Edvin…

“…Nëse një ditë do ulesha që ti shkruaja në një Libër arsyet pse BE u soll me ne kështu për rastin e vaksinës, ju siguroj se libri im do ishte Best – Seller në Europë”, tha ndër të tjera Rama në një nga përgjigjet dhënë gazetarëve, mbuluar me shaje e maska e që mezi ju dëgjohej zëri.

Dhe ata sërish heshtën, madje nuk guxuan as të qeshnin me çmenduritë e fantazitë idiote të kryeministrit të tyre shejtan- budalla.

Dhe ashtu i fshehur pas vaksinës e me ”dorën në zemër” për të ndihmuar Kosovën, Rama harroi e shmangu disa prej çështjeve, problemeve e ngjarjeve më të mprehta në rang kombëtar që cënojnë rëndë jo vetëm dinjitetin, por edhe integritetin kombëtar të Shqipërisë.

Fjala vjen, Rama nuk tha asnjë gjysëm fjalë pse e uli përtokë postin e funksionin e lartë shtetëror të Kryeministrit të Shqipërisë, kur pranoi që i pari që e priti në vizitën e tij shtetërore në Greqi të ishte Ministri i jashtëm grek Dendias, e jo ku sipas protokollit e rregullave të njohura ndërkombëtare e diplomatike, duhej homologu i tij përkatës Mitcotakis.

Rama nuk ju tha shqiptarëve përse nga vizitë shtetërore gjithçka u shndërrua banalisht në një vizitë private e në bisedime sekrete kokë më kokë në shtëpinë e Mitcotaqisit me të ngrëna e me të pira, pa praninë e askujt e me pazare të fshehta e të pista greko-shqiptare.

Rama nuk u tha shqiptarëve se përse zyrtarizoi me palën greke të ”drejtat e minoritetit” grek në Himarë, kur dihet historikisht e botërisht se në Himarë as ka patur, e as ka për të patur kurrë minoritet grek .

Rama nuk ju tha shqiptarëve se përse Ministri i jashtëm grek deklaroi dje se Çështjen e Detit mes Shqipërisë e Greqisë, vendi i tij ka ndërmend ta paraqesë në Gjykatën e Hagës, vetëm pas zgjedhjeve të 25 prillit në Shqipëri [???]….

Rama nuk ju tha shqiptarëve se cila është e vërteta e pazarit me arabët për Portin e Durrësit ku janë në lojë jo vetëm interesat kombëtare të Shqipërisë, por edhe një pazar i ndyrë korruptiv që luhatet në mes 2-4 miliardë dollarëve plus një dëm i gjithanshëm që do t’u shkaktohet me këtë rast Shqipërisë e shqiptarëve, ku pasojat do të jenë fatale, katastrofale e të pallogaritëshme.

Qëndroji sa më larg pazarit me arabët, thonë jo më kot këtu në Amerikë, dhe këta ustallarët e këtushëm e dijnë fort mirë pse e thonë këtë.

Rama nuk ju tha shqiptarëve se përse i leu në zemër Sulltanit të Stambollit ti dhurojë atij një goxha spital brenda tre muajve, t’i riparojë Xhaminë e Plumbit, t’i hapë një degë të Universitetit Teknollogjik të Stambollit në Tiranë etj, etj…

Gojët e liga sikur po duan të thonë se bëhet fjalë në këmbim për nja dy baza ushtarake, e për një dy ”objekte” tepër të rëndësishme ushtarako-strategjike, diku andej nga Jugu i Shqipërisë, të cilat turku e Sulltani i duan me çdo kusht, për ta patur ata në dorë Otranton dhe Kyçin e Mesdheut, e jo rusët siç ëndërronin dikur, apo dikush tjetër që s’i vjen dot për shtat alla soj qeverisjes së Ramës e bandës së tij.

Dhe tek mendon se bisedime të tilla e pazare sekrete të kësaj natyre bëhen mes Ramës e Erdoganit dhe mes Turqisë e Shqipërisë vende anëtare të NATO-s, dhe pa dijeninë e një lloj marrëveshjeje brenda vetë NATO-s, atëherë problemi bëhet më serioz, i frikshëm e i rrezikshëm sa më s’ka dhe integriteti i vendit është në dyshim tepër serioz.

Rama nuk ju tha shqiptarëve se për Portin e Durrësit ka një projekt e fond të BE-së për zgjerimin e modernizimin e tij ndaj arabët nuk duhej të kishin asnjë lloj pune, ëndrre e ambicje për të përpos ”projektit” të tyre kurth për një Port turistik e për përvetësimin e 100 ha tokë rreth e rrotull tij.

Rama nuk ju tha shqiptarëve se përse Portin turistik nuk e ndërton fjala vjen aty ku ishte parashikuar e siç u paraqit në projekt disa kohë më parë, në Kepin e Rodonit, a pranë Bishtit të Pallës, por pikërisht në Durrës se aty duan arabët.

Rama nuk ju tha shqiptarëve se përse porte e projekte të tilla nuk i planifikon në Veriun e vendit që ka aq shumë nevojë për zhvllim ekonomik, infrastrukturë, investime, turizëm etj, etj…fjala vjen ç’të keqe do të kishte që porte të tilla turistike të ndërtoheshin në Shëngjin a në Velipojë etj, dhe jo në Durrësin ”e preferuar” nga arabët e të miratuar nga Rama e sheikët e tij shqiptarë që darkojnë tek Nustreti në Dubai.

Rama nuk po ju thotë shqiptarëve se pse ”u prishën e pse u ndreqën sërish” me turqit për Aeroportin e Vlorës.

Përse po vonohet hapja e Aeroportit të Kukësit, e stadiumit të Kukësit, përse u gënjye publikisht për ndërtimin e stadiumeve të Peqinit (nga bastardi Alfred Peza në fushatën e tij elektorale për kandidat për deputet i PS-Rilindjes) të Vlorës e të Korçës.

Rama nuk ju tha shqiptarëve ç’po bëhet me Bazën ushtarake dhe Aeroportin e Kuçovës, ku lajmi se ajo do ishte një ndër prioritetet strategjike të NATO-s në Shqipëri gati dy vjet më parë, ishte Sihariqi më i madh i qeverisë së tij për shqiptarët.

Rama nuk ju tha shqiptarëve se ç’po bëhet me atë Super projektin gjigand të një Porti fantastik turistik që do të financohej nga Behgjet Pacolli diku andej pranë Plazhit të Gjeneralit e nga Karpeni i Kavajës, apo edhe ç’u bë me Portin e Jahteve të planifikuar për t’u ndërtuar në Sarandë, me aeroportin turistik të Finiqit – Delvinës etj, etj,…

Rama nuk ju tha shqiptarëve se pse edhe sot, pas gati 8 vjet qeverisje të tij, ku për gjithçka ka mburrur veten e ka fajësuar Saliun, ata vazhdojnë të përmbyten njësoj si Bangladeshi.

Rama tmerrohet kur mendon se çdo mund të ndodhë nesër nëse shqiptarët do të mësojnë të vërtetën lakuriq të pazareve të fshehta e të ndyra greko- turke gjoja për të zgjidhur “konfliktin” mes tyre, por që në anën tjetër rëndojnë direkt në kurriz të Shqipërisë e të shqiptarëve e ku ai vetë është jo vetëm ndërmjetës, por edhe Aktor -negativ i dorës së parë.

Ehhhhh,… sa gjëra harroi t’u thoshte si gjithnjë shqiptarëve ”harraqi i qëllimtë” kryeministër i tyre, ndoshta edhe nga emocioni e frika e Vaksinës e vaksinimit pasi siç tha vetë ai, do të ishte ai i pari nga ”meshkujt” që do të çpohej në start të vaksinimit alla shqiptar, pastaj e gjejmë vetë ne shqiptarët se cili ishte ai vend – mik që na e dha vaksinën, le ta mbajë sekret sa të dojë…

SHËNIM i AUTORIT: Në ”ndihmë” të gazetarëve shqiptarë, po ju a them unë lajmin e saktë e po ju a heq unë kuriozitetin e vaksinës e të shtetit ”mik” që nuk do të zbulohet, ashtu siç tha e siç ju gënjeu Edvini juve sot. Sasia e 975 vaksinave të para anti covid 19 me vlerën e 11.000 eurove [ përafërsisht po aq sa kushtonte fatura e ngrënies së Derrave të PS-Rilindjes në restorantin e Nusretit në Dubai ] i është dhënë Shqipërisë nga Izraeli dhe Qipro (edhe pse Rama do ju gënjejë nesër e do ju thotë që m’i dha Austria), me ndërmjetësinë e kryeministrit grek Mitcotakis …tani punën e çështjen e Detit gjykojeni e llogariteni vetë, ok ?…