Kategoria Superiore vendos rekord në javën e 13-të, 34 kartona të verdhë dhe 3 të kuq

273
Sigal

Java që sapo lamë pas në Kategorinë Superiore ka vendosur një shifër rekord për sa i përket dhënies së kartonave. Në këtë javë arbitrat kanë ndëshkuar plot 34 herë lojtarë me karton të verdhë.

Me karton të verdhë është ndëshkuar dhe zv.trajneri i Vllaznisë, Elvis Plori, për kundërshtime nga pankina. Riçard Danso i Tiranës dhe Emiljano Musta i Laçit morën secili nga dy kartonë të verdhë, që më pas u konvertuan në të kuq. Kjo javë ishtë gjithashtu rekord dhe për ndëshkimin me kartona të kuq, pasi u dhanë tre.

I treti që u ndëshkua me kartonin e kuq ishte Ardit Hoxhaj i Vllaznisë pas një ndryhrejeje tepër të ashpër nga Pjeshkës. Në Superiore këtë javë u ‘’thye’’ dhe Teuta, pasi për herë të parë këtë sezon provoi shijen e humbjes ku u mund nga Vllaznia 1-0 në Shkodër.