Thaçi: Do të shkojë në Srebrenicë për t’i kujtuar viktimat e gjenocidit serb

490
Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar sot se më 11 korrik do të qëndrojë në Srebrenicë në komemoracionin për viktimat e gjenocidit serb 20 vjet më parë.
“Do t’i nderojë viktimat e gjenocidit me pjesëmarrjen në komemoracionin me rastin e 20 vjetorit të krimit në Srebrenicë. Vizita ime do të jetë e para, por e rëndësishme”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Twitter.
Në postimin e dytë, ai ka shtuar se “gjenocidi në Srebrenicë dhe gjenocidi që ka pasuar në Kosovë nga ana e Qeverisë së Serbisë do të mbesin në kujtesë si kapitulli i errët në historinë e Evropës moderne”.
Sigal