Europa League, Kukësi kalon turin, eliminohet Laçi

485
Ekipi i Kukësit ka kaluar në turin e dytë të Europa League duke eliminuar skuadrën bjelloruse të Torpedo Zhodino. Pas ndeshjes shumë të mirë në Tiranë dhe fitores 2-0, nënkampionët e Shqipërisë dhuruan një tjetër paraqitje të mirë në Bjellorusi, ku shpërdoruan disa mundësi të mira shënimi, mes të cilave edhe një 11-metërsh të humbur nga Pejiç. Gjithsesi, rezultati përfundimtar 0-0 kaloi me meritë ekipin kuksian në turin e dytë të aktivitetit.
Nga Europa League është eliminuar Laçi, që nuk ka arritur të shënojë në fushën e Inter Baku, në Azerbajxhan. Kurbinasit mbyllën në barazim 1-1 ndeshjen e parë, ndaj u duhej një gol në transfertë. Por pavarësisht disa mundësive që iu shfaqën në ndeshjen e kthimit, kryesisht në pjesën e dytë, Laçi nuk arriti të gjente rrjetën dhe me rezultatin 0-0 i dha lamtumirën pjesëmarrjes në Europa League për këtë edicion.
Sigal