Ish-presidenti i FIFA-s Sepp Blatter thotë se vendimi për t’i dhënë Kupën e Botës 2022 Katarit ishte një “gabim”.
Blatter, 86 vjeç, ishte president i organit qeverisës të futbollit botëror kur Katarit iu dha turneu në vitin 2010, raporton BBC.
Shteti i Gjirit është kritikuar për qëndrimin e tij ndaj marrëdhënieve të të njëjtit seks, historikut të të drejtave të njeriut dhe trajtimit të emigrantëve.
“Është një vend shumë i vogël. Futbolli dhe Kupa e Botës janë shumë të mëdha për të,” tha ai për gazetën zvicerane Tages Anzeiger.
Kupa Botërore e Katarit, e para që do të organizohet në Lindjen e Mesme në historinë 92-vjeçare të turneut zhvillohet nga 20 nëntori deri më 18 dhjetor.
Blatter tha se FIFA kishte rregulluar kriteret e përdorura për të zgjedhur vendet pritëse në vitin 2012, pasi u ngritën shqetësimet në lidhje me trajtimin e punëtorëve emigrantë që ndërtonin stadiumet e Kupës së Botës në Katar.
“Që atëherë, konsideratat sociale dhe të drejtat e njeriut janë marrë parasysh,” shtoi ai.

















