Tragjike/ Ndërron jetë 13 vjeçari në Londër, ishte infektuar me koronavirus

260
Sigal

Një djalë 13 vjeçar, i infektuar me koronavirusin Covid19, ka humbur jetën në Londër. Ai është viktima më e re nga virusi në Mbretërinë e Bashkuar.

BBC raporton se ky rast është referuar në morg dhe se nuk ka ende detaje të tjera.

“Fatkeqësisht, një djalë 13 vjeçar, i cili kishte rezultuar pozitiv me Covid-19 ka ndërruar jetë. Mendimet dhe ngushëllimet tona janë për të dhe familjen e tij”, shkruhet në reagimin e King’s College Hospital NHS Foundation Trust.

Ditën e sotme në Mbretërinë e Bashkuar, kanë humbur jetën 381 persona, si pasojë e koronavirusit, rritja më e lartë e fataliteteve që kur virusi goditi këtë vend.