Shkon në 110 numri i vīktimave nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, humbin jetën katër pacientë

268
Sigal

Katër persona kanë humbur jetën në Maqedoninë e Veriut përgjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se kanë ndërruar jetë një grua e moshës 65 vjeçe dhe një burrë i moshës 71 vjeçe nga Shkupi; një 73 vjeçar nga Tetova dhe një tjetër i moshës 41 vjeçe nga Prilepi.

Viktima e fundit, sipas njoftimit, për më shumë se 40 ditë po trajtohej në Klinikën e Infektive në Shkup, ndërsa personat e tjerë kanë pasur edhe probleme tjera shëndetësore.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve nga COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 110. Sipas raportit të publikuar, që nga paraqitja e virusit, në këtë vend janë regjistruar gjithsej 1858 të të infektuarve, 1367 janë shëruar ndërsa 381 ende janë aktivë.