Spanja po bëhet si Italia: 462 të vdekur në 24 orë

312
Sigal

Përveç Italisë, situata nga pandemia e koronavirusit paraqitet tejet dramatike edhe në Spanjë.

Autoritetet vendase të shëndetësisë kanë bërë të ditur se vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 462 persona të vdekur nga koronavirusi.

Sipas “El Pais”, në Spanjë janë konfirmuar 33 mijë të prekur, nga të cilët vijojnë të jenë në kujdes intensiv 2355 persona. Deri tani, në Spanjë kanë humbur jetën 2182 persona.

Ndërkohë, në Itali janë konfirmuar të vdekur edhe dy mjekë të tjerë duke e çuar në 20 numrin e bluzave të bardha që kanë ndërruar jetë.