Tërmet i fortë në ishullin Zakynthos të Greqisë, ja sa ishte magnituda

377
Sigal

Një tërmet i fortë është regjistruar gjatë natës në Zakynthos të Greqisë.

Mësohet se lëkundjet me maginitudë 5.2 të shkallës Rihter u ndjenë në orën 02:00 në zonën e detit në perëndim të Zakynthos.

Sipas matjeve të Institutit Gjeodinamik, dridhja kishte një thellësi fokale prej 10 kilometra, ndërkohë që epiqendra ndodhet 49 kilometra në perëndim të Strofades.

Bëhet e ditur se lëkundjet u ndjenë dhe në Akaia.