Konstitucionalisti Sokol Hazizaj/ Po ecim me ritmin e ish-kooperativave për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. Zgjidhja është pas 25 prillit 2021

397
Sigal

Ngritja dhe funksionimi i Gjykatës Kushtetuese është kushti i parë që Bundestagu gjerman dhe BE i kanë kushtëzuar Shqipërisë për hapjen e negociatave. Kryeparlamentari Ruçi kohë më parë ka kërkuar që Gjykata Kushtetuese të funksionojë në 1 janar 2021. Mirëpo, konstitucionalisti Sokol Hazizaj, shprehet se e sheh të pamundur këtë proces. Zgjidhjen ai e sheh të mundshme vetëm pas zgjedhjeve të vitit të ardhshëm. Hazizaj nënvizon se është tjetër të ngresh Gjykatën Kushtetuese, që ligjërisht ekziston, dhe tjetër ta bësh funksionale. Konstitucionalisti Sokol Hazizaj:  “Fushata politike ka filluar dhe sa kohë ka filluar, situata nuk është më e favorshme për të zgjidhur mangësitë kushtetuese sot ku tredimensionaliteti mazhorancë-president-opozitë, secili thotë se Kushtetuta është me mua dhe të gjjithë thonë se duhet respektuar Kushtetuta. Kriza kushtetuese është ulur këmbëkryq, nëse do të ketë ndonjë zgjidhje pas zgjedhjeve të 2021. Kuorumi i Gjykatës Kushtetuese nuk e  mundëson çdo kërkesë që bëhet ndaj saj. Përpos vullnetit që ka ambasada amerikane dhe institucionet ndërkombëtare, ndonëse situata e krijuar vjen edhe për shkak të tyre, mendoj se standardi në të cilin ndodhemi, nuk mendoj se e realizon brenda muajit dhjetor të 2020. Çështja nuk është të bëjmë Gjykatën Kushtetuese. Është ndryshe ta bësh funksionale dhe është ndryshe të ngresh Gjykatën Kushtetuese. Në kuptimin kushtetues dhe ligjor është ngritur, çështja është se nuk bëhet. Nëse ecim me ritmin e ish-kooperativave, nëse do rekrutojmë brenda njerëz që edhe mund të keë kandiduar por nuk kanë profilin e të qenit anëtar i Gjykatës Kushtetuese, përsëri e kemi ngritur gjykatën por se kemi bërë. Por nga e keqja fare ndërkombëtarët thonë të ngrihet gjykata, nuk ka rëndësi nëse bëhet apo jo. Numri i ankimeve është aq i madh sa përsëri do të jetë në ngërç si sot Gjykata e Lartë. Më e rëndësishmja nuk kemi plotësuar Gjykatën e Lartë produkt i së cilës do të jenë anëtarët e  Gjykatës Kushtetuese.Por unë si qytetar pajtohem që të ngrihet por nuk mendoj se do të bëhet, KED lë të për të dëshiruar.”