Shtetet evropiane që e nisin javën me lehtësimin e masave kundër koronavirusit

276
Sigal

BBC shkruan se dita e parë e javës nis me lehtësime në Gjermani. Sot në Gjermani do të lejohen të hapen dyqane të vogla dhe shkollat do të rifillojnë për ato klasa që kanë provime të diplomimit.

Javën e kaluar Berlini tha që niveli i infeksionit ishte ngadalësuar dhe se shpërthimi ishte nën kontroll – ndërsa paralajmëroi se njerëzit duhej të ishin vigjilentë për të shmangur një valë të dytë të infeksioneve.

Gjithashtu, nga e hëna, Polonia do të rihapë parqet dhe pjesën e pyjeve që janë të vizitueshme.

Edhe në Norvegji, shkollat e çerdhet do të rihapin dyert e tyre për fëmijët.
Republika Çeke do të lejojë tregjet e hapura të tregtisë, dhe në Shqipëri industritë e minierave dhe naftës mund të veprojë përsëri.

Sidoqoftë, Spanja, e cila ka qenë një nga vendet problematike për rastet e koronavirusit, dhe Franca, kanë vendosur që të dy të lehtësojnë masat më vonë, duke shtyrë kufizimet edhe për disa javë të tjera.

Sidoqoftë, në Spanjë, fëmijëve do t’u lejohet ca kohë jashtë javës tjetër.