Japonia planifikon të investojë në Inteligjencën Artificiale për të rritur normën e lindjeve

215
Sigal

Japonia ka në plan të financojë shërbimet e lidhjes së inteligjencës artificiale në mënyrë që të ndihmojë njerëzit beqarë të gjejnë dashurinë – dhe të rrisë shkallën e saj të lindjeve.

Vendi – i cili ka një nga nivelet më të ulëta të lindshmërisë në botë – është zotuar që vitin e ardhshëm të subvencionojë qeveritë lokale me programe AI për të ndihmuar banorët të gjejnë një partner.

Shërbimet e mblesërisë me Inteligjencë artificiale ofrojnë një analizë më të sofistikuar nëse një çift do të jetë një çift i suksesshëm duke marrë parasysh faktorë të tillë si hobi dhe vlerat.

“Shpresojmë se kjo mbështetje do të ndihmojë në kthimin e rënies së lindjeve të vendit”, deklaroi një zyrtar i kabinetit.

Në vitin e ardhshëm, vendi do të investojë rreth 2 miliardë jen (19 milion dollarë) në përpjekjet për të rritur normat e lindjeve.

Kombi në plakje ka parë që kriza e tij demografike të përkeqësohet – me vetëm 865,000 foshnje të lindura vitin e kaluar, më e ulta që nga fillimi i regjistrimeve në 1899.

Rënia do të thotë se do të ketë më pak punëtorë për të mbështetur popullsinë e moshuar.

Dr. Sachiko Horiguchi, një ekspert antropologjie në Universitetin Temple të Japonisë, tha se zvogëlimi i popullsisë mund të shpjegohet nga studimet që tregojnë një mungesë interesi romantik midis njerëzve që fitojnë paga të ulëta.

Ajo tha se nuk ka gjasa që shërbimet e mblesërisë të ndihmojnë në atë rast.

“Nëse ata nuk janë të interesuar të takohen, lidhja e martesave ka të ngjarë të jetë joefektive”, tha Dr Horiguchi.

“Nëse duam të mbështetemi te teknologjitë, robotët AI të përballueshëm që marrin përsipër detyrat e shtëpisë ose të kujdesit për fëmijët mund të jenë më efektivë.”