Familjen apo të dashurin? Ndjekësi vendos Fifin para zgjedhjes së vështirë, ja si përgjigjet këngëtarja

269
Sigal

Ajo është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Prej vitesh në industrinë e muzikës dhe showbiz-it, Filloreta Raçi, e njohur për publikun si Fifi, ka zbuluar se prej kohësh është në një lidhje me një djalë me emrin Xhuljo, të cilit i ka dedikuar dhe një tatuazh.

Fifi zbuloi para pak javësh në emisionin “Shiko kush luan” se tatuazhin “Stracciatella” në krahun e saj ja ka dedikuar djalit që i ka rrëmbyer zemrën. Së fundmi këngëtarja ka zhvilluar një intervistë me ndjekëset e saj në Instagram, të cilët u treguan mjaft kurioz për të ditur detaje të tjera rreth dashurisë së Fifit për “stracciatella”-n e saj.

Dikush nga ndjekësit e pyeti nëse këngëtarja do e fshinte këtë tatuazh nëse nuk do të ishte me më këtë djalë në të ardhmen dhe Fifi tha me bindje të plotë se nuk do e bëjë këtë gjë. “Natyrisht që jo! Është pjesë e historisë sime, biles do krenohesha me të kalumen tem”, është përgjigjur këngëtarja.

Më tej, Fiii u vendos të zgjidhte mes familjes dhe “stracciatella”-s së saj, teksa dha një përgjigje shumë diplomatike. “Stracciatella mundet me u bo nesër familja jem! Kështu që patjetër familja”, u shpreh këngëtarja.