Shpërtheu bombën në metronë e New Yorkut, dënohet me burgim të përjetshëm 31-vjeçari

190
Sigal

Një emigrant nga Bangladeshi që vuri një bombë gjatë orës së pikut në një stacion të metrosë në New York është dënuar me burgim të përjetshëm.

Akayed Ullah, 31 vjeç, shpërtheu bombën në stacionin Times Square, i cili është më i ngarkuari në New York City, në 11 Dhjetor 2017.

Ai më vonë pretendoi se kishte dashur vetëm të vriste veten dhe nuk po vepronte në emër të grupit Shteti Islamik (IS).

Gjykatësi i Qarkut i SHBA, Richard Sullivan e përshkroi sulmin si “një krim vërtet barbar dhe të urryer”.

“Ata ishin thjesht njerëz në rrugën për në punë ose shkollë. Për ju, këta njerëz ishin të harxhueshëm”.- tha gjykatësi Sullivan përpara se të dënonte Ullahun.

Nuk pati vdekje nga bomba, por katër persona u plagosën. Shpërthimi gjithashtu detyroi mbylljen e stacionit, si dhe të Terminalit të Autobusëve të Autoritetit Portual