Presidenti Ilir Meta: Banda kriminale e ‘Rilindjes’ vazhdojnë të blejnë vota

213
Sigal

 Struktuara për mbrojten e votës një e drejtë legjitime e opozitës. Reagimi i ‘Transparency Internacional’ alarm për SPAK që të veprojë me urgjencë për keqpërdorimin e të dhënave personale

Dje Presidenti Ilir Meta ishte shumë aktiv në aktititetet për mbrojtjen e votës së 25 prillit. Së pari zhvilloi një konferencë shtypi dhe paskëtaj ka udhëtuar në Vlorë edhe në Fier, ku ndërmjet kohës së aktiviteteve, ka dhënë edhe intervista televizive në kanalet lokale. Dje Presidenti i Republikës Ilir Meta fajësoi drejtpërdrejt kryeministrin Rama si stisës dhe regjizor të ngjarjes së përgjakshme në Elbasan, por njëkohësisht theksoi se “Struktura për mbrojtjen e votës ështe një e drejtë legjitime e opozitës:, derisa institucionet ligjzbatuese përkatëse nuk zbatojnë ligjin për të mbrojtur votën e 25 prillit nga blerja. Kreu i Shtetit i bëri thirrje edhe njëherë kryeministrit Rama për ballafaqim public në Vlorë, aty ku Rama është edhe kandidat për deputet.  Presidenti Meta tha se Aleksandër Vuçiç nuk ka patur mik më besnik se sa Rama për të çuar përpara projektet e Serbisë. Kush më shumë se Rama ka mbrojtur tezën e ndarjes së Kosovës, projektet për shmangien e Kosovës nga organizatat ndërkombëtare.

Struktura kriminale të Rilindjes vazhdojnë me manovra për blerjën e votës

Presidenti Meta u prononcua gjatë intervitës në televizionin ‘6+1’ në Vlorë, edhe për incidentin e djeshëm tragjik në Elbasan, ku tha se gjithçka u stis nga Rama dhe se Struktura e Mbrojtjes së Votës është e drejtë legjitime e opozitës. Presidenti Ilir Meta: Konfliktin në Elbasan e stisi Edi Rama, i cili është i vetmi përgjegjës për atë situatë dhe për të gjitha zhvillimet dramatike aty. Ngjarja e rëndë ndodhi në praninë e policisë, që tregon se ky është një shtet i kapur nga krimi. Struktura për mbrojtjen e votës është një e drejtë legjitime e opozitës, në kushtet kur Damiani, në vend që të ishte sot në burg, ështe kandidat për deputet, kur struktura kriminale të Rilindjes vazhdojnë me manovra për blerjën e votës dhe presione ndaj qytetarëve. Për këtë ofertë të tyrë poshtëruese, Rilindja do ndëshkohet në mënyrën më shembullore më 25 Prill.

Presidenti Meta: Policia e Shtetit në ngjarjet e fundit të ndodhur në vend, nuk ka zbatuar ligjin

Presidenti Ilir Meta deklaroi dje në një intervistë për “TV Apollon” në Fier se Policia e Shtetit në ngjarjet e fundit në Kavajë dhe Elbasan është treguar e njëanshme dhe jo profesionale. Presidenti Ilir Meta: Deri më tani Policisë së Shtetit është treguat komplet e njëanshme. Këtu përmendim ngjarjen e Kavajës, që u deshën dy ditë për t’u vënë para drejtësisë eksponentët e krimit. Kjo sjellje e Policie nuk do kishte sjellë vrasjen në Elbasan. I bëj thirrje të gjithë policëve të tregojnë integritet, të zbatojnë ligjin dhe të mos bëheni pale me politiken por të zbatojnë ligjin dhe të bëjnë detyrën e tyre. Policia e Shtetit në ngjarjet e fundit të ndodhur në vend, nuk ka zbatuar ligjin. U bëj thirrje punonjësve të Policisë së Shtetit të bëjnë detyrën dhe mos të bëhen palë me asnjë që shkel ligjin.

Edi ka frikë të ballafaqohet me mua para Vlorës dhe para të gjithë popullit

Presidenti Meta: E ftoj Ramën për të disatën herë për një debat televiziv në Vlorë. Por jam i bindur se nuk do të vijë sa kohë atij i ra të fikët edhe nga Babaramo. Kjo tregon qartë që është në gjendje shumë të rëndë.  Edi ka frikë të ballafaqohet me mua para Vlorës dhe para të gjithë popullit, sepse e ndjen që është i humbur në debat, pa filluar.

Rama është në gjendje shumë të rëndë, është i shfazuar totalisht

Rama është në gjendje shumë të rëndë, është i shfazuar totalisht. Ndaj tani është koha për përmbysje demokratike, për t’u çliruar njëherë e përgjithmonë prej tij dhe strukturës kriminale, që ka kapur shtetin. Jam i bindur se qytetarët vlonjatë dhe të gjithë shqiptarët janë ndërgjegjësuar se do të ndahen prej tij më 25 prill, duke dalë masivisht në votime. Nëse ne nuk do kishim këtë Prokurori, nuk do kishim këtë situatë alarmante të drejtësisë në vend. Nëse do kishim Prokurori, Adrian Dvorani sot do ishte ne burg, për vjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese Presidentit të Republikës. Këtu është kapur shteti, një pakicë komanda shumicën. Prandaj më 25 prill jemi për një përmbysje dhe jo ndryshim të pushtetit.

Forca e LSI jënë të Rinjtë.

Presidenti Meta: Forca e LSI nuk kam qenë unë, nuk është tani as Monika, por janë mijëra të rinj e të reja, figura të pastra dhe energjike, që e duan Shqipërinë. Forca e kësaj partie është rinia dhe unë pata mundësinë ta ndiqja live dhe mitingun e tyre sot (dje), që më konfirmoi këtë fakt. Një meritë që ka Rilindja dhe që unë ja njoh është se e pastroi LSI nga llumi dhe nga simbolet e korrupsionit, që i ka marrë në gjirin e saj, siç janë anëtarët e mafies së inceneratorëve, që sot janë kandidatë të Rilindjes në Durrës dhe Tiranë.

Aleksandër Vuçiç nëpërmjet Rams çon përpara projektet e Serbisë

Aleksandër Vuçiç nuk ka patur mik më besnik se sa Rama për të çuar përpara projektet e Serbisë. Kush më shumë se Rama ka mbrojtur tezën e ndarjes së Kosovës, projektet për shmangien e Kosovës nga organizatat ndërkombëtare. Ishte Rama, që vendosi taksën në Rrugën e Kombit dhe është Rama, që ka nxitur përçarjen mes shqiptarëve. Ndaj nuk habitemi me deklaratat që vijnë. Siç me të drejte thotë Kim Mehmeti, për fat të keq në këtë vend ka politikanë, që duhen mjekuar dhe jo votuar. Ndaj për Kryerilindasin do të ketë një dhomë të posaçme tek spitali jeshil (psiqiatrik) këtu në Vlorë, ku do kete mundesine jo vetem te kurohet por edhe te shijoje aromen e detit dhe te portokalleve.  Sa i përket porosisë së tij për Damianin për të bërë “tërmet” në Vlorë, unë kam një mesazh: “Vlora ja bën fora, bjeri moj të lumtë dora” për këdo që do guxojë të prekë votat. Siç e kam thënë edhe më herët unë në Vlore do jem për të ndjekur procesin e numërimit të votave.

Takon subjekte të OFL-së me kapuç? Meta: Harron Rama se unë jam poliagjent

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dalë sot në konferencë për gazetarët me shtetasin Ramazan Topuzi, personi i cili shfaqet në video bashkë me Kreun e Shtetit, pasi kryeministri Edi Rama e ka akuzuar disa herë se” fshihet me kapuç në lokale me subjekte të OFL”. Meta tha se Topuzi ka ngritur padi në SPAK, teksa ka dhënë detaje për takimin në Gjirin e Lalëzit, në lokalin e kryetarit të degës së PS. Meta akuzoi kryeministrin Edi Rama si autorin e vetëm të tensionimit të situatës. “Mendova të bëj një konferencë të shpejtë me ju për të dhënë argumente shteruese në lidhje me tensionimin e situatës që ka vetëm një autor, Edvin Kristaq Rama, të tjerët janë instrumente të tij. Presidenti takon kriminelë, subjekte të OFL, etj, spiunë që ka vënë se nuk e di që Presidenti është poliagjent i vjetër. Ramazan Topuzi në video, jemi në lokalin e Llesh Mesitit, djali i të cilit është kryetar i roganizatës së PS. Kemi shkuar se pimë kafe në shtator, ecim dhe ndalojmë pimë një kafe. Pse kemi qenë atë ditë atje, sepse atij djalit disa njerëz që dikur kanë qenë në LSI i kanë thënë jo i ka marrë Ilir Meta tokat dhe unë sqarova. Zoti Ramazan ka bërë padinë në SPAK për këtë çështje, sepse ndihet i fyer, që e kanë konsideruar kontingjent, sepse është një njeri i forcave ligjzbatuese. Ky është Ramazan Topuzi, subjekt i OFL. Kjo është fytyra e Edi Ramës që mashtron shqiptarët, ndaj nuk ka fytyrë të vijë në asnjë ballafaqim me Presidentin.

Ja kush i blen votat në Shkodër

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka publikuar videon në Shkodër ku pretendohet se ka patur tentativa të blerjes së votave. Meta thotë se në këtë formë blihen votat në Shkodër, dhe me letra i mësojnë qytetarët se si dhe kë do të votojnë. Në video dallohet një listë me emra dhe numra, që pretendohet se sa vota siguron secili. Video në fjalë qarkullon prej ditësh, dhe dy qytetarët e kapur dyshohet se mbledhin vota për PSD. Presidenti Ilir Meta: A e shikoni si blihen votat në Shkodër, ja si blihen votat Shqipëri, i kapin policët e ndershëm, ja ku i keni letrat, ku mësohen si do votojnë. Je i vjetër me ble vota i thotë policit. Jo unë i thotë, jo të këtij. Nuk ka nevojë.

Tre bandat që blejnë vota dhe terrorizojnë qytetarët e Durrësit

Presidenti i Republikës Ilir Meta, në një konferencë për mediat ka bërë përgjegjës kryeministrin Edi Rama për incidentet e ndodhura pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit. Ai gjithashtu thotë se tashmë Durrësi ka tre banda që ushtrojnë presion mbi qytetarët për zgjedhjet, ndërsa i bën apel edhe ndërkombëtarëve që të dëgjojnë thirrjet e tij. Ndërsa ka publikuar edhe pamje, Meta tregon se si blihen votat. “E di i gjithë populli i Durrësit përse ka tension atje. Në Durrës ka tre banda që bëjnë presion mbi qytetarët. Dy banda të Vangjush Dakos. Kemi Ardian Çelën e OSSHE. I treti që duhet të kishte qenë në burg është Lefter Koka me djalin e tij dhe bandat që terrorizojnë vajzat e gratë dhe të gjithë njerëzit e ndershëm”, tha Meta.

“O karagjoz, e di gjithë bota se 140 vota për reformën në drejtësi i bëri Ilir Meta”

Presidenti shpërthen ndaj Ramës: Rrugaç, para meje sillesh si lepur

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka shpërthyer ndaj kryeministrit Edi Rama teksa ka paralajmëruar të tjera gjëra në ditët në vijim. Në një konferencë të jashtëzakonshme për gazetarët, ku foli për akuzat e Ramës ndaj tij dhe artikuloi sërish të tjera ndaj shefit të maxhorancës, Meta e quajti ‘karagjoz’, ‘rrugaç’ e ‘vagabond’, teksa tha se e gjithë bota e ti se 140 vota për reformën në drejtësi i bëri ai vetë. Meta tha se Rama nuk e ndryshon dot rezultatin e zgjedhjeve.

Reagimi i Presidentit Ilir Meta

Edi Rama thotë që Ilir Meta do të ndryshojë reformën në drejtësi. O karagjoz e di gjithë bota që ato 140 vota i bëri Ilir Meta dhe i di gjithë bota lojërat që bëje ti me ca vagabondë dhe u detyroi Ilir Meta t’iu thërrasë të gjithëve, ti s’erdhe dhe u detyrove të japësh votat siç i dhe. E bërë atë që ke bërë me drejtësinë, por nuk ka problem. Ne kemi ligjet e tua për ministrinë e Brendshme, për OFL, për Policinë e Shtetit dhe asnjë gjë nuk do prekim. Do ta luftojmë korrupsionin, do t’ia shkulim të gjitha dhëmbët dhe dhëmballët korrupsionit dhe krimit të organizuar, të jesh i qetë për këtë punë ti. Nëse nuk janë të vërteta këto, hajde këtu dhe ti para gazetarëve ose hajdeni në studio dhe iki unë nga kjo detyrë që sot. Ky është burimi i ankthit dhe makthit tënd se ka dhe gjëra të tjera që do t’i nxjerrim në ditët që vijnë. Ti që thua që di unë për Ilir Metën. Çfarë di ti, more rrugaç për Ilir Metën, more vagabond. Ti para Ilir Metës sillesh si lepur. Nuk të njeh Ilir Meta ty, nuk të njeh Tirana ty. Boll i mashtrove socialistët. Nuk ka më vota socialiste për ty, se i ke braktisur me kohë. Nuk e ndryshon dot rezultatin e zgjedhjeve. Ky është burimi i tensionit në Shqipëri, është Edi Rama. Do ta bëjë gjithë Shqipërinë Shijak edhe Dibër. Nuk ishte ai që tha Damian dua tërmet dhe në Vlorë.