Panariti në Mamurras: Mbështetje fermerëve, që të rrisin aktivitetin prodhues

434
Sigal

Ministri i
Bujqësisë, Edmond Panariti nga Mamurrasi siguroi fermerët në të gjithë vendin
për mbështetje nga ana e qeverisë për zgjerimin e aktivitetit të tyre prodhues.
Ministri Panariti vizitoi sipërfaqen prej 17 ha vreshta dhe kantinën e verës
“Jahja” në Mamurras, ku e cilësoi atë si të parametrave bashkëkohore. Falë iniciativës
së sipërmarrësit, tha ai, kemi një prodhim model nga varietetet më të
përzgjedhura. “Vera “Jahja”, e prodhuar me varietete të larmishme është tashmë
e njohur, ndërsa ka arritur lidhjen e kontratave me shumë restorante dhe
tregje”, tha Panariti. “Kjo zonë e jashtëzakonshme ka nevojë për më tepër
kapacitete prodhuese dhe sipërmarrësi dëshiron t’i japë perspektivë edhe 80 ha
të tjerë. Jemi këtu për t’a ndihmuar që të fillojë investimin me një pikë
grumbullimi dhe një kantinë vere”, deklaroi Panariti. Mamurrasi, vijoi
Panariti, është një zonë gjeografike ideale, afër qendrave të mëdha urbane të
vendit. “Infrastruktura është përmirësuar. Mbetet sfidë rritja e prodhimit
bujqësor. Ne synojmë që asnjë copë tokë të mos mbetet pa punuar, duke
bashkëpunuar ngushtë me fermerët”, deklaroi ministri Panariti.