Adele përlotet teksa zbulon gjininë e fëmijës së dy fansave gjatë koncertit të saj

35
Sigal

Gjatë koncertit të saj në The Colosseum në Caesars Palace, këngëtarja Adele plotësoi një dëshirë të ëmbël të një çifti që ndodhej në koncertin e saj, duke i ndihmuar ata të zbulonin gjininë e foshnjës së tyre.

Këngëtarja vuri re fansat e saj, Chris Dare dhe gruan e tij Shantelle Lord, duke mbajtur një tabelë në ajër ku shkruhej: “Adele do ta zbulosh gjininë e fëmijës tonë?”. Ajo i thirri ata në skenë pak çaste më vonë për të bërë realitet ëndrrën e tyre duke zbuluar gjininë e bebit.

“Askush nuk lejohet të fusë shenja këtu. Unë jam thjesht e fiksuar që keni futur një të tillë”, mund të dëgjohet duke thënë Adele në videon që po bëhet virale në Instagram dhe TikTok. Shantelle i zbuloi Adelës se është 18 javë shtatzënë dhe e ka zarfin me gjininë e foshnjës së tyre prej gati 12 javësh, por nuk e hapi me shpresën se do ta zbulonte pikërisht ajo. E emocionuar, Adele më pas mori zarfin për të njoftuar lajmin e madh, duke zbuluar: “Shantelle dhe Chris po bëhen një fëmijë… djalë!”.