Sërish tensione në kufirin Serbi-Kosovë/ Njësitë speciale nuk lëvizin nga veriu: Të hiqen një herë barrikadat serbe

183
Sigal

Edhe pse procesi duhet të niste që në tetë të mëngjesit, serbët ende nuk i kanë hequr barrikadat nga Jarinja e Bërnjaku. Në një prej pikave në Jarinjë, ku janë të grumbulluar disa protestues serbë, është ndalur edhe një kordon i Policisë së Kosovës të cilët janë interesuar për një kamion që vazhdon të qëndrojë ende i barrikaduar në një skaj të rrugës.

Protestuesit kërkojnë të largohet njëherë policia e Kosovës, por njësitë special nuk lëvizin pa u hequr në fillim bllokada serbe. Forca të shumta të KFOR-it janë në vendngjarje dhe kanë arritur të zhbllokojnë një lëvizje të rrugës për qarkullim.

 

Forcat paqeruajtëse thanë se “kanë filluar veprimet në mbështetje të zbatimit të marrëveshjes për shtensionimin e situatës në veriun e Kosovës, e arritur në mes të Prishtinës dhe Beogradit në kuadër të bisedimeve të lehtësuara nga Bashkimi Evropian”.