Papa Françesku: Jepini fund dënimit me vdekje

455
Politikanët katolikë nuk duhet të autorizojnë asnjë dënim me vdekje këtë vit, tha sot papa Françesku, në kuadër të një nisme nga ana e Vatikanit për një ndalim të përbotshëm të dënimit kapital. “Edhe kriminelët i përmbahen së drejtës së paprekshme të jetës, që është një dhuratë e Zotit. I bëj thirrje ndërgjegjes së pushtetarëve që ne të arrijmë konsensusin global për heqjen e dënimit me vdekje”, tha papa në meshën e përjavshme të së dielës. “U propozoj të gjithë pushtetarëve që janë katolikë që të bëjnë një akt kurajoz dhe shembulldhënës: të mos ekzekutojnë askënd të vit që është Viti i Shenjtë i Mëshirës”, theksoi ai
Sigal