Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 15 vjet burgim Çedomir Aksiq, i akuzuar për krime lufte në Kosovë.
Akgjykimi është shpallur të enjten dhe ky është gjykimi i parë në mungesë që nga paslufta.
Gjykimi në mungesë ndaj Aksiqit kishte nisur në nëntor të vitit të kaluar.
Ai akuzohet për krime lufte në komunën e Shtimës – fshatrat Reçak, Mulapolc dhe Petrovë./Kosovapress/



















