Sekspërgjimi/ Largohen 5 ministra shqiptarë nga qeveria e Maqedonisë

409
Bashkimi Demokratik për Integrim ka tërhequr ministrat e saj nga Qeveria e Maqedonisë. Lajmin e ka bërë të ditur të enjten në mbrëmje partia e Ali Ahmetit. Në njoftimin e saj BDI konfirmonte largimin por nuk zbardhte arsyet e këtij akti.
“Bashkimi Demokratik për Integrim gjithashtu njofton opinion e gjërë vendor dhe ndërkombëtar që do të rishqyrton politikat e veta në ditët në vijim.” thuhej mbremë në njoftimin e paqartë të kësaj partie. Ndërsa sot ministrat e BDI paraqitën dorëheqjet e parevokueshme nga posti. Dorëheqjet i kanë dorëzuar tek Kryeministri teknik, Emil Dimitriev, bëjnë të ditur nga partia e Ali Ahmetit. 
“Nuk mundemi që në këtë shtet vetëm BDI të kujdeset për ardhmërinë e Maqedonisë, institucionet kanë obligim që të ngrejnë procedurë për personat të cilët publikojnë biseda private, por mbetën anonimë. Ky është hapi parë i paralajmërimit, mirëpo nuk do të thotë që nuk do të marrim hapa të tjerë”, ka deklaruar për Televizionin 24 Vesti, një zyrtarë i lartë qeveritar në dorëheqje.
Ashtu sikurse flitej shkak i kësaj tërheqje të beftë u bë sekspërgjimi i dy prej figurave të larta të kësaj partie. Duket se ka pasur një presion nga vetë ministrat e Bashkimit Demokratik ndaj kryetarit Ali Mehmeti me qëllim që ky i fundit të shkarkonte zv/kryeministrin Musa Xhaferri, pas skandalit supozuar të përgjimit seksual me deputeten Ermira Mehmetin, që Ahmeti të ndërmerrte hapin e tërheqjes së 5 ministrave nga kabineti qeveritar.
Po kështu mësohet se Ahmeti i ka kërkuar dorëheqjen Xhaferrit, por ky i fundit nuk ka pranuar, çka ka çuar Ali Mehmetin në vendimin për tërheqjen e 5 ministrave shqiptarë nga kabineti qeveritar.
Sigal