Alfons Gabili/ Bashkëpunimi i KLSH dhe Gjykatës Turke të Llogarive

695
Që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit të datës 16 nëntor 2012, të nënshkruar ndërmjet Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Presidentit të Gjykatës Turke të Llogarive, grupi i X dhe në total 176 auditues janë trajnuar pranë Gjykatës Turke të Llogarive. Në këtë mënyrë është mbajtur dhe premtimi i dhënë nga Presidenti i Gjykatës Turke të Llogarive Doç. Dr. Recai Akyel, që çdo auditues i KLSH-së do trajnohet pranë kësaj gjykate. Në vijim të Marrëveshjes së Bashkëpunimit, edhe këto muaj të parë të 2016, një grup prej 22 audituesish morën pjesë në trajnimin e zhvilluar pranë Gjykatës së Llogarive të Republikës së Turqisë, në Ankara, me temë “Auditimi Publik”. Në këtë trajnim është trajtuar kuadri ligjor dhe organizimi i Gjykatës së Llogarive, auditimi i informacionit të performancës, auditimi financiar dhe auditimi i ndërmarrjeve publike me kapital shtetëror.
Në këto trajnime janë trajtuar tema si auditimi financiar, auditimi i performancës, auditimi i rregullshmërisë, sistemi i menaxhimit financiar, auditimi i sistemeve të teknologjisë dhe informacionit, standardet e auditimit, auditimi i sistemeve të kontrollit të brendshëm, auditimi i shoqërive publike me kapital shtetëror, marrëdhëniet SAI-Parlament, auditimi publik, etj.

Audituesit e KLSH gjithashtu janë njohur me auditimin e informacionit të performancës, duke audituar jo vetëm anën financiare të institucioneve shtetërore, por edhe aktivitetin e tyre, me qëllim rritjen e transparencës dhe mirëqeverisjes në përdorimin e burimeve publike. Trajnime të tilla kanë ndihmuar në ngritjen e kapaciteteve audituese në auditimet e performancës dhe ato të teknologjisë së informacionit, auditime të cilat KLSH ka filluar t’i kryejë kohët e fundit dhe në zbatimi të ligjit të ri organik të miratuar së fundmi. Në përfundim të trajnimit, çdo pjesëmarrës është pajisur me certifikatë, e cila në të gjitha rastet është dorëzuar personalisht nga Presidenti i Gjykatës Prof.As.Dr. Recai Akyel. Përveç trajnimeve të zhvilluara, përfaqësuesit e Gjykatës së Llogarive të Republikës së Turqisë, janë kujdesur të na njohin dhe me historinë dhe kulturën e popullit Turk, duke organizuar aktivitete kulturore, si vizita në muzeume të ndryshme, në kalanë e qytetit, lagjen e vjetër të qytetit, xhamitë e saj shekullore, si dhe nëpër parqet e shumta të qytetit të Ankarasë. Këto aktivitete kulture janë organizuar nën kujdesin personal të Presidentit Akyel, i cili gjithmonë theksonte se një trajnim jashtë vendit është i plotë, atëhere kur njihesh edhe me kulturën e atij vendi. 

Të gjithë audituesit e KLSH, janë kthyer nga Turqia me mbresat e tyre më të mira, si dhe me shpresën dhe dëshirën për ta vizituar sërish në të ardhmen. Një falënderim i veçantë për ndihmesën e dhënë për këto trajnime, i takon dhe Agjencisë Turke për Zhvillim dhe Bashkëpunim (TIKA), e cila mundësoi një pjesë të shpenzimeve për audituesit e KLSH-së, në Turqi. Aktualisht TIKA dhe KLSH, në bazë të Marrëveshjes së Bashkëpunimit për Teknologjinë e Informacionit nënshkruar në Ankara më datë 12 Shkurt 2014, nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Dr. Bujar Leskaj dhe Presidenti i TIKA Dr. Serdar Çam, po zbatojnë një projekt që mundëson përdorimin e plotë të teknologjisë së informacionit në auditim. Marrëveshja parashikon mbështetjen e TIKA-s për zhvillimin e infrastrukturës së teknologjisë së informacionit në KLSH, nëpërmjet sigurimit të versionit të përditësuar të Programit kompjuterik të auditimit IDEA dhe trajnimit të audituesve të KLSH për përdorimin e këtij programi, sigurimit të pajisjeve të TI dhe zbatimit dixhital të sistemit të menaxhimit të auditimit. Nga ky projekt Kontrolli i Lartë i Shtetit, përfiton kontrollin dhe thellimin e nevojshëm për të trajtuar rastet e auditimit në mënyrë sa më të efektshme, siguron akses thuajse të menjëhershëm të dokumentacionit e të dhënave të strukturuara dhe analizave që kërkohen për marrjen e vendimeve komplekse ne auditim, mundëson aksesin dhe përditësimin e skedarëve të rasteve nga çdo vend-ndodhje e audituesit, përmes lidhjes nga interneti, si dhe mbështet menaxhimin e plotë të përmbajtjes se auditimit, përfshirë menaxhimin e regjistrimeve, kërkimeve komplekse dhe analizimin e përmbajtjes. Marrëveshja e bashkëpunimi me SAI-n Turk është evidente që ka dhënë produkte konkrete dhe i ka shërbyer përmirësimit të punës në auditim nëpërmjet shkëmbimit të eksperiencave dhe njohurive. Kjo pasqyruar dhe në rritjen e numrit dhe cilësisë së auditimeve të ushtruara nga KLSH.
Sigal