Refuzimi i nëndetëseve franceze, Macron kërkon shpjegime nga Biden

195
Sigal

Presidenti amerikan Joe Biden kërkoi të fliste me Emmanule Macron pasi Australia anuloi një mega kontratë për nëndetëset franceze.

Franca tha të Premten se po tërhiqte ambasadorët e saj nga Uashingtoni dhe Canberra lidhur me  marrëveshjen trepalëshe të sigurisë që përfshinte gjithashtu Britaninë, e cila përmbysi urdhrin shumë miliardë dollarësh për nëndetëset franceze.

Sipas zëdhënësit të qeverisë franceze, Gabriel Attal në ditët në vijim protet të ketë një shkëmbim telefonatash mes Macron dhe Biden. Nga ana e presidentit francez  do të ketë “një kërkesë për sqarim”, tha Attal për BFMTV: “Ne duam shpjegime” mbi atë që ngjason so një shkelje e rëndë e besimit”, shtoi ai.