Ashtu siç pritej, simpatizantë dhe mbështetës të Partisë Demokratike janë grumbulluar në bulevardin “Zogu i Parë”, në kryqëzimin të Ministria e Drejtësisë, rreth 700 metër larg Sheshit Skënderbej, ku po mbahet samiti i liderve europianë.
Mësohet se ka një pjesëmarrje të konsiderueshme, duke pritur që të nisë protesta kundër farsës elektorale, siç i ka cilësuar kreu i PD, Sali Berisha.
Protesta vjen pesë ditë pas zgjedhjeve të 11 majit, ku PD pësoi një humbje të thellë.