Më datë 21 shtator stakohet energjia në Tiranë, ja zonat që preken

261
Sigal

OSHEE njofton se do të ketë shkëputje të energjisë elektrike në datën 21 shtator në disa zona të Tiranës.

Me kërkesë të OST e cila do të kryejë remont në zbarrat 110kV në NST Traktora, në datën 21 shtator gjatë intervalit kohor 00:00- 06:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë:

Pjesërisht: Kodra e Priftit, Shkozë;

Rruga “Todi Shkurti” (pranë pallateve Grand), Zona pranë spitalit “Shefqet Ndroqi”, “Kodra e Kokonozëve”, Ish Parku Komunal;

Pallatet pranë Oxhakut te ish- shkolla e Bashkuar, Porcelani, Kodra e Metallve, Rruga “Pasho Hysi”, Kryegjyshata, Poligrafiku, Burgu 325, Shkoze(pjesërisht);

Zona rreth Qytet Studenti.