Pasi mposhti koronavirusin, Boris Johnson bëhet baba

405
Sigal

Kryeministri britanik, Boris Johnson dhe e fejuara e tij, Carrie Symonds, janë bërë prindër të një djali.

Një zëdhënës i kryeministrit, tha se Symonds dhe fëmija janë të dy në gjendje mjaft të mirë shëndetësore.

“Kryeministri dhe zonja Symonds, dëshirojnë të falenderojnë ekipin e mjekëve të NHS”, shtoi zëdhënësi.

Johnson kaloi një periudhë mjaft të vështirë, si pasojë e koronavirusit, duke përfunduar për disa ditë në terapi intensive.