Kryebashkiaku Veliaj/ “Arena Kombëtare” fiton Çmimin e Arkitekturës për Europën Juglindore. Edhe Teatri i ri do jetë sukses

338
Sigal

Kryebashkiaku Veliaj: “Arena Kombëtare” fiton Çmimin e Arkitekturës për Evropën Juglindore, Edhe Teatri i ri do jetë një sukses “Arena Kombëtare” është shpallur fitues i Çmimit të Arkitekturës BIG SEE Aëards për Evropën Juglindore. Teksa ka përshëndetur këtë vlerësim, kryebashkiaku Erion Veliaj siguron qytetarët se edhe godina e re e Teatrit Kombëtar do të jetë një sukses i vërtetë. Kryebashkiaku Veliaj: Sa shumë e luftuan dhe e shanë. Por Stadiumi Kombëtar e mori kupën e parë, shpallet fitues i Çmimit të Arkitekturës BIG SEE Aëards për Evropën Juglindore! Do rikthehet loja sërish miq. Sa shumë e luftojnë Teatrin e ri. Por si Sheshi Skenderbej, Pazari i Ri dhe Stadumi, Teatri i ri do jetë një sukeses. Projekti i “Air Albania Stadium” arriti të triumfojë mes shumë projekteve nga Italia, Bullgaria, Bosnje Hercegovina, Qipro, Republika Çeke, Greqia, Kroacia, Italia, Hungaria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Mali Zi, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Serbia dhe Turqia. Pas pandemisë, “Arena Kombëtare” nuk do të shijohet vetëm gjatë 90 minutave të lojës, por impianti do të jetë i aksesueshëm në çdo orë të ditës dhe nga të gjitha moshat, ku do të zhvilluar koncerte të të gjitha përmasave.