Komenti i Macron bëri ‘bujë’, reagon Ukraina: Vëllezërit nuk vr*sin fëmijë…

132
Sigal

Një koment i presidentit francez Emmanuel Macron se rusët dhe ukrainasit janë “vëllezër” duket se nuk i ka pëlqyer autoriteteve të Ukrainës.

Sipas Skynews, Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës e ka dënuar këtë, duke i quajtur komentet “zhgënjyese”.

“Ukraina dhe Rusia janë historikisht afër për arsye objektive, por miti i dy kombeve vëllazërore të Rusisë dhe Ukrainës filloi të shembet pas pushtimit të Krimesë dhe agresionit në Donbas në 2014.“-tha Zëdhënësi Oleg Nikolenko.

Ai shtoi se “njerëzit vëllezër” nuk vrasin fëmijë, qëllojnë civilë apo shkatërrojnë shtëpitë e vëllezërve të tyre.

Macron e kishte përdorur shprehjen për të shpjeguar pse ai mendonte se veprimet e Rusisë në Ukrainë nuk ishin gjenocid.