Portret nudo i Donald Trump, kërcënohet artistja

554
Një pikturë në të cilën shfaqet krejt nudo kandidati potencial i republikanëve në SHBA për në garën presidenciale të nëntorit, Donald Trump pritet të shfaqet të hënën në një galeri arti në Londër, për tu shitur dhe çmimi i saj fillon nga miliona paund. Galeria “Maddox” do të shfaqë pikturën, që titullohet “Ta bëjmë Amerikën të madhe sërish”. Piktura është krijim i artistes nga Los Angelos Illma Gore, e cila është hasur deri më tani me sulme të ndryshme por edhe me vlerësime. Ky imazh është bllokuar tashmë nga disa uebsajte apo rrjete sociale si facebook dhe Instagram, përfshirë këtu disa versione të organeve gjenitale të trump.
“Cfarë do të bëni? Do ta mbuloni Davidin e Michelangelos?” pyeti drejtori i Galerisë “Maddox”, James Nicholls.
“Nëse njerëzit marrin gjithcka nga një njeri, qofshin edhe organet gjenitale apo cfarëdolloj gjëje tjetër, pa merak, është thjesht art. Ju e dini që mund të shkosh në galeritë e artit në të gjithë botën, mund të shkosh në shtëpitë e ankandeve “Sotheby’s apo Christie’s dhe do gjesh kudo të tilla piktura nudo. Është vërtet shumë qejf. Por është njëkohësish t interesante dhe kontraversiale”. Artistja Gore, që është vetëm 24 vjece tha se ka marrë edhe kërcënime për këtë vepër të saj, madje kërcënime me vdekje.
Sigal