Qeveria kroate u kërkoi sot 24 punonjësve të ambasadës ruse të largohen nga vendi për shkak të pushtimit rus të Ukrainës dhe “sulmit barbar”, njoftoi Ministria e Jashtme, pas lëvizjeve të ngjashme të bëra nga vendet e tjera anëtare të BE-së, raporton Protothema. Nga 24 punonjësit e ambasadës ruse, 18 janë diplomatë, thuhet në njoftim.
Ministria e Jashtme kroate tha se ambasadori rus u thirr për t’u informuar për protestën e Kroacisë kundër “sulmit barbar në Ukrainë dhe krimeve të shumta të kryera (atje)”.
“Pala ruse është informuar për reduktimin e stafit administrativ dhe anëtarëve të tjerë të Ambasadës së Federatës Ruse në Zagreb”, thuhet në deklaratë.