Thirrje për reagim të menjëhershëm të SPAK-ut, kandidatja Zaka në shkelje të dyfishtë të ligjit zgjedhor

Një shkelje e rëndë është kryer nga Partia Socialiste dhe kandidatura për deputete, Kiduina Zaka. Ajo ka shkelur në mënyrë flagrante ligjin zgjedhor, duke përdorur gjatë periudhës së heshtjes zgjedhore (neni 77 i Kodit Zgjedhor) faqen zyrtare të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për promovimin e aktivitetit të saj politik, shkelje kjo e nenit 91 të Kodit Zgjedhor.

Zaka ka bërë deklarata të pavërteta, duke gënjyer publikun për rolin e komisionerëve të Partisë Demokratike, që janë garantët e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Kjo sjellje është në shkelje të parimeve themelore të një procesi zgjedhor të drejtë dhe transparent. Organeve ligjzbatuese do t’u duhet të reagojnë menjëherë për të siguruar ndëshkimin e kësaj shkeljeje.

NOA