Policia Rrugore ndëshkon me gjoba 6687 drejtues mjetesh, 42 në pranga

114
Sigal

Policia Rrugore e Tiranës ka ushtruar kontrolle, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në kryeqytet, ndërsa ka ndëshkuar drejtues mjetesh për shkelje të rregullave të qarkullimit.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se 42 persona janë arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi, për mitëdhënie dhe për shkelje të tjera.

Ndërkohë, janë vendosur 6.687 masa administrative, me një mesatare 930 masa në ditë, konkretisht për drejtim mjeti nën ndikimin e pijeve alkoolike, për parakalime të gabuara, për përdorim të aparati celular, për mosvendosjen e rripit të sigurimit, për shpejtësi tej normave të lejuara, për shkelje të semaforit, për mosdhënie përparësise këmbësorëve, për xhama të zinj, për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse, për qëndrime të gabuara etj.