Shoqatat: Përpjekjet e përbashkëta për statusin e ushtarakut

505
Nisur nga gjendja konkrete e zbatimit të të drejtave ligjore e morale, sociale dhe ekonomike ndaj ushtarakëve që kanë ndërprerë karrierën aktive në FA të RSH si dhe pamjaftueshmëria e përpjekjeve të veçuara të shoqatave të ushtarakëve, për të mbrojtur dhe zhvilluar më tej këto të drejta, del si domosdoshmëri, bashkimi i përpjekjeve të shoqatave, në rrugën e realizimit të misionit të tyre. Shoqata Kombëtare e Ushtarakëve në Rezervë të Shqipërisë (SHKURSH), anëtare me të drejta të plota në Konfederatën Ndëraleate të Oficerëve Rezervë të NATO-s (CIOR) dhe Aleanca Kombëtare e Ushtarakëve të Shqipërisë (AKUSH), anëtare me të drejta të plota në Shoqatën Europiane të Sindikatave të Ushtarakëve dhe Punonjësve (EUROMIL), vlerësojnë se arritjet e mundimshme, të disa nga të drejtave të pasqyruara në produktin e përpjekjeve tona, siç është Ligji Nr.9210, dt. 23.03. 2004 “Për Statusin e Ushtarakut të FA të RSH”, jo vetëm nuk janë zbatuar, por disa prej tyre, kanë ardhur duke u reduktuar deri në mohim, me dhe pa ligje e akte nënligjore nga qeveritë dhe institucionet e vendit tonë. Drejtuesit e të dy shoqatave, duke shprehur mendimin e të gjithë ushtarakëve, anëtarë ose jo të tyre, konkludojnë se në fazën e tranzicionit të tej zgjatur, si mungesë e vullnetit të klasës politike për të konsoliduar shtetin ligjor dhe të së drejtës, në këtë teren betejash politike, shtresa jonë e ushtarakëve, ka qenë jo vetëm e pa vlerësuar si pasuri e vendit e në veçanti e FA, por edhe është injoruar moralisht dhe keqtrajtuar nga ana sociale dhe ekonomike, duke u shfrytëzuar vetëm për qëllime elektorale. Në këto kushte, në zbatim të misionit të përcaktuar në statutin e të dy shoqatave, bazuar edhe në Nenin 42, pika 1, germa “a” të Ligjit Nr.9210 dt,23/03/2004 “Për Statusin e Ushtarakut të FA të RSH”, për të rritur efektivitetin e përpjekjeve dhe rezultatet në mbrojtjen dhe zhvillimin e të drejtave morale, sociale dhe ekonomike të ushtarakëve si dhe duke ruajtur pavarësinë e tyre edhe ndaj politikës, nëpërmjet vendosjes të bashkëpunimit dhe bashkëveprimit institucional, kryesitë e të dy shoqatave AKUSH dhe SHKURSH me shkresat respektive Nr. 157 Prot. dt.13.05.2015 dhe Nr. 32 Prot. dt.13.05.2015 
Vendosën:
Të bashkëpunojnë dhe bashkëveprojnë në këto drejtime: 
a). Mbrojtjen e dinjitetit, të drejtave morale, sociale dhe ekonomike e të gjithë ushtarakëve. 
b). Ruajtjen e traditave patriotike e luftarake të popullit ndër shekuj, ruajtjen dhe transmetimin e vlerave luftarake të ushtrisë shqiptare, nëpërmjet veprimtarive të përbashkëta përkujtimore, historike e kulturore, në shkallë vendi e rajonale.
c). Pjesëmarrjes të përbashkët, në ditët e shënuara të jetës të ushtarakëve, në përkujtimin e datave historike të armëve e shërbimeve, etj. 
d) Për problemet që janë në interes të të gjithë ushtarakëve, nuk do të ndërmerret asnjë veprim i njëanshëm. Të gjitha nismat që do të ndërmarr ç’do njëra nga shoqatat, do të diskutohet ndërmjet drejtuesve dhe në organet drejtuese, për realizimin në marrëveshje dhe mbështetje të njëra tjetrës. 
e). Për të rritur forcën e përfaqësimit dhe të argumentit, në pjesëmarrjen si grup interesi në hartimin e drafteve ligjore e nën- ligjore që hartojnë strukturat shtetërore, përfaqësimi në to do të jetë nga të dy shoqatat.
f).Për problemet në interes të të gjithë ushtarakëve, të trajtuar, të diskutuara, të premtuara, etj, me institucionet dhe funksionarë shtetërorë apo politikë, për të unifikuar qëndrimin ndaj tyre dhe informimin e saktë të anëtarësisë reciproke, do të jetë normë informacioni i ndërsjellët. 
g) Ç’do kundërshti apo ç’do veprim pa konsensus, apo i pa pranueshëm nga njëra shoqatë, do të diskutohet ndërmjet drejtuesve, apo të autorizuarve përkatësisht dhe në asnjë rast ato nuk do të bëhen objekt në mediat e shkruara apo vizive. 
gj). Për çështje të bashkëpunimit me subjekte të ndryshme politike, me shoqata të tjera ushtarake dhe shoqërinë civile, me sindikata etj, secila shoqatë lidh marrëveshje dy ose shumë-paleshe në interes të të gjithë ushtarakëve, po kështu edhe në marëdhënie me shoqata dhe sindikata të ushtrive të vendeve të tjera. 
h). Kontaktet e bashkëpunimit dhe informimt midis shoqatave, do të mbahen nëpërmjet presidentëve dhe drejtueseve kryesorë, si dhe funksionarëve përkatës të shoqatave. Kjo marrëveshje hyn në fuqi menjëherë dhe qëndron e tillë deri në prishjen e saj nga njëra palë, e cila ka detyrimin të njoftojë me shkrim palën tjetër. 
I) Marrëveshja bëhet në dy kopje, depozitohet në administratat përkatëse si dhe bëhet e njohur antarsisë dhe më gjerë. Marrëveshja si shprehje e faktorizimit te komunitetit te ushtarakeve ne shoqërinë e sotme demokratike ka vetëm një objektiv: të bashkuar fitojmë të drejtat tona. Shoqatat e Ushtarakeve ne historinë 25 vjeçare te tranzicionit demokratik u themeluan si simbol bashkimi dhe nevoje imperative e kohës për mbrojtjen e figurës morale, dinjitetit, nderit, personalitetit dhe të të drejtave të ushtarakeve shqiptarë brenda dhe jashtë vendit. Pergatiti Xheladin Çelmeta 
Sigal