Londra: Moska mashtron mbi të dyshuarit e çështjes Skripal

481
Sigal

Londra akuzoi Moskën për “mashtrim” në lidhje me të dyshuarit e ish-agjentit rus, Sergei Skripal më 4 mars në Salisburi (Angli), të paraqitur sot si civilë nga presidenti rus, Vladimir Putin.

“Këta persona janë oficerë të shërbimeve sekrete ushtarake ruse, GRU-ja”, deklaroi zëdhënësi i kryeministrisë britanike gjatë një konference për shtyp.

“Ne i kami kërkuar llogari në mënyrë të vazhduar Rusisë mbi atë që ndodhi në Salisburi në mars, ata na janë përgjigjur vetëm me mashtrime. Asgjë nuk ka ndryshuar”, theksoi ai.