Në kërkim për dhunë e abuzim seksual, kapet kosovari

508
Sigal

Një shtetas kosovar ka rënë në prangat e policisë së Kukësit, pasi kërkohej për dhunë në familje, kërcënim dhe marrëdhënie seksuale me dhunë. Burime zyrtare bënë me dije se Astrit Koçi, 41 vjeç, banues në Prizren u arrestua me qëllim ekstradimi drejt Italisë, pasi ishte dënuar me 4 vite e 8 muaj burg.

Koçi u kap në hyrje të SPK, ku gjatë përpunimit të dokumentacionit rezultoi person në kërkim ndërkombëtar.

Autoritetet gjyqësore të Bellunos Itali, më datë 24.10.2007, e kanë dënuar këtë shtetas me 4 vite e 8 muaj burg për veprat penale “Dhunë në familje”, “Marrëdhënie seksuale me dhunë” dhe “Kanosja”.